• |
ide | kryesore

Parlamenti në Gana pa drita sepse nuk kishin paguar faturat

Arkiva, Planet
Gana



Kompania shtetërore e Energjisë Elektrike e Ganës (ECG) ndërpreu furnizimin me energji elektrike të parlamentit shkaku i borxhit prej 23 milionë cedi ganez (1.66 milion euro).

Ndërprerja ndodhi në kohën kur po mbahej një seancë e veçantë rreth fjalimit të presidentit për gjendjen në vend.

Mediat lokale raportuan se seanca parlamentare vazhdoi pas aktivizimit të gjeneratorit.

Drejtori i komunikimit i kompanisë energjetike, William Boateng i tha agjencisë së lajmeve Reuters se kishte përdorur ndërprerjen e energjisë për shkak të refuzimit të Parlamentit për të zbatuar kërkesën për të paguar faturat.

“Energjia elektrike u rivendos më vonë gjatë ditës pasi Parlamenti pagoi 13 milion cedi dhe u zotua për të shlyer borxhin e mbetur brenda një jave”, tha Boateng.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *