• |
ide | kryesore

Regjisori zbulon detaje rreth vdekjes së Heath Ledger

Paparazzi, Slider



Regjisori Stephen Gaghan së fundmi ndau detaje të reja mbi vdekjen tragjike të aktorit Heath Ledger në podcastin e Malcolm Gladwell ‘Development Hell’.

Gaghan zbuloi se Ledger kishte me vete një skenar për filmin e tij ‘Blink: The Power of Thinking Without Thinking’ kur ai ndërroi jetë. Babai i Ledger-it i telefonoi Gaghan-it për ta informuar për lajmin.

“Ata ishin atje me trupin, dhe skenari ynë ishte në shtrat me të, dhe libri i tij ishte në tryezën e krevatit. Mendoj se numri im ishte në skenar,” rrëfen Gaghan.

Gaghan ishte në aeroport me gruan e tij, Minnie Mortimer, kur mori telefonatën.

Unë u rrëzova, diçka që nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Këmbët e mia u lëshuan. U ula dhe mendova, “Çfarë?”, tha ai. “Ishte shumë e trishtueshme”.

Vdekja e Ledger pati gjithashtu një ndikim të thellë në projektin filmik të tij. I gjithë roli ishte menduar për Ledger dhe vdekja e tij e ndaloi projektin.

“Unë u afrova shumë, shumë me të menjëherë. Kisha një lidhje të vërtetë me të që ishte diçka e pazakontë dhe vërtet e veçantë për mua.”

Stephen konsideroi Leonardo DiCaprio për rolin, por në fund vendosi të heqë dorë nga filmi.

“U emocionova shumë dhe fillova ta shihja atë si personazhin kryesor. Sapo fillova ta shikoja, nuk mund të ndaloja dhe padyshim në një farë mënyre ishte shumë delikate.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *