• |
ide | kryesore

Milan anti-Fair play, Lazio e penalizuar: plasin polemikat për përjashtimin e mbrojtësit Pellegrini

Sport, Video
Pellegrini



Episodi që ka shkaktuar shumë diskutime e do të vazhdojë ta bëjë në sfidën e tensionuar Lazio-Milan është ai i minutës së 57’. Castellanos ishte përtokë për shkak të një goditjeje në fytyrë të pësuar aksidentalisht nga Bennacer, Pellegrini tentoi të mbrojë një top që po dilte në anësore duke kërkuar, në fakt, që Pulisic të mos ndërhynte. Amerikani i Milan, megjithatë, pa e kuptuar se çfarë kishte ndodhur, luajti normalisht, i mori topin mbrojtësit të Lazios dhe e detyroi të bënte faull.

Kartoni i dytë i verdhë, për një faull evident, çoi në përjashtimin e mbrojtësit bardhekaltër. Menjëherë shpërthen një sherr i bujshëm në fushë, ku Pioli u përpoq t’u shpjegojë kundërshtarëve arsyet e tij. Lojtarët e Lazio e tekniku Sarri ishin të tërbuar me arbitrin Di Bello, i cili nuk e kishte ndërprerë lojën.

Lexo më tej: Video/ Okafor i jep fitoren Milan dy minuta nga fundi: nerva të tendosura, Lazio e mbyll me tetë lojtarë

Nga ai moment ndeshja mori tjetër rrjedhë, me kryeqytetasit që luajtën me 10 lojtarë me një nervozizëm që pastaj shpërtheu pasi Okafor shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 88’. Dy kartonë të tjerë të kuq për Marusic dhe Guendozi e bën bilancin të frikshëm me bardhekaltrit që e mbyllën me 8 lojtarë, duke shpërthyer akuzat dhe protestat e klubit ndaj arbitrimit. “Fitoi anti-sportiviteti”, gjëmoi pas ndeshjes Pellegrini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *