• |
ide | kryesore

Video/ Okafor i jep fitoren Milan dy minuta nga fundi: nerva të tendosura, Lazio e mbyll me tetë lojtarë

Sport, Video
Okafor



Milan mposhti Lazion me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të javës së 27 të Serie A dhe u rikthye te fitorja në kampionat. Kuqezinjtë ngushtojnë përkohësisht diferencën në -1 nga Juventus i vendit të dytë, me bardhezinjtë që duhet ende të luajnë. Milan vuajti në pjesën e parë, por arriti të përballonte sulmin e bardhekaltërve. Përjashtimi mes polemikave i Pellegrini e la Lazion në inferioritet. E pas një rrethimi të gjatë dhe konfuz, Milan gjeti golin e fitores me zëvendësuesin Okafor (88′). Finalja ishte inkandeshente, me dy të kuq të tjerë për vendasit që humbën mendjen. Marusic dhe Guendouzi u përjashtuan. Humbja e dytë radhazi për Lazion, që mbetet shumë larg zonës së Champions League.

POLEMIKA, TRE KARTONË TË KUQ E SHERR

Milani fitoi dy minuta nga fundi me një gol nga zëvendësuesi Okafor dhe kundër Lazios – që përfundoi me tetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Pellegrini, Marusic dhe Guendouzi – morën në shtëpi tre pikë shumë të rëndësishme për sa i përket Champions League. E nevojshme si për të mbrojtur vendin e tretë, ashtu dhe për të larguar më tej bardhekaltrit nga zonat e larta të tabelës. Një ndeshje e vendosur në fund, por e karakterizuar nga shumë nervozizëm dhe pak emocione. Një ndeshje e shëmtuar, e ndërprerë vazhdimisht nga një numër i pafund faullesh dhe me Lazion që e gjeti veten numerikisht inferior, pas përjashtimit të Pellegrini (dy të verdha), në minutën e 57′.

Lexo më tejSarri anulon stërvitjen e Lazios në vigjilje të sfidës me Milan: ja çfarë po ndodh në Formello

Duke lënë mënjanë golin për tre pikë, mundësitë e vërteta për shënim erdhën me pikatore. Vecino goditi ngjitur me shtyllën dhe Giroud humbi mundësinë me kokë në pjesën e parë. Pastaj Okafor nuk arriti për pak kontrollin, ndërsa Loftus-Cheek e Immobile provuan në pjesën e dytë. Një gol i Leao u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të portugezit pas një thirrje në VAR për Di Bello. Në fund, festa e kuqezinjve në minutën e 88′, para se Marusic dhe Guendouzi të përjashtoheshin gjithashtu në kohën shtesë, me tentativa përleshje edhe pas fishkëllimës së fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *