• |
ide | kryesore

Video/ Vllaznia tris në Klasike, dërrmohet Tirana: Balaj një lider, Hoxhallari katastrofik

F1, Sport, Video
Balaj



Klasikja e futbollit shqiptar ngjyroset kuqeblu, në një mbrëmje të nisur e përfunduar festë në Shkodër. Vllaznia imponohet 3-1 përballë Tiranës e paaftë të mbajë ritmin e presionin, edhe kur u duk se mund të futej në lojë. Vendosi dygolëshi i Balaj, me një performancë fantastike dhe goli i Juric. Në mes, goli i parë i sezonit i Nikqit dhe një performancë për tu harruar për kapitenin Hoxhallari.

Pas dy barazimeve, Tirana e Fagut ishte e thirrur në Shkodër të jepte një përgjigje për ambicjet dhe mundësitë e saj. Bardheblutë dështuan ta bëjnë, të dominuar nga Vllaznia, nën një atmosferë feste në Loro Borici, që kishte nisur madje më herët. Juric zhbllokoi ndeshjen në minutën e 21′, duke e bërë më të thjeshtë lojën e kuqebluve. Në momentet kur Tirana provoi të reagonte, Balaj shënoi të dytin, me një finalizim diagonal brilant, në pasimin inteligjent të Malaj në fundin e pjesës së parë.

Juric goal
byu/Albaniafootball insoccer

Lexo më tej: Video/ Tris për t’i dhënë fund krizës: Partizani shkatërron Kukësin, dygolësh i Carës dhe vula e Mehmetit

SUPER BALAJ, HOXHALLARI GABON GJITHÇKA

Gruda ishte i pandalshëm për Hoxhallarin në pjesën më të madhe të rasteve, por megjithatë, Tirana arriti të shkurtonte diferencën në minutën e 78’ me Nikqin. Aksion fantastik i bardhebluve, me Patrick e Përgjonin që gjeti këmbët e sulmuesit për golin e parë në kampionat. As koha për të menduar rikthimin se Hoxhallari e katranos me një naivitet larg eksperiencës dhe statusit që ka. Pengimi i Salës është shembulli si nuk duhet të ndërhyjë një mbrojtës në zonë dhe me penallti Balaj e bëri rezultatin 3-1.

Balaj
byu/Albaniafootball insoccer

Vllaznia rikthehet në vendin e dytë vetmitar me 46 pikë, vetëm katër më pak se Egnatia kryesuese. Vazhdon të impresionojë skuadra e Osmanit që ka mbërë më mirë se gjithë të tjerët në 13 javët e fundit. Vuan Tirana, me humbjen e parë në tre ndeshje në pankinë të Erbim Fagut, që sheh t’i largohet zona Final Four me vendin e gjashtë e 35 pikë të pamjaftueshme për të kaluar Skënderbeun e Dinamon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *