• |
ide | kryesore

Video/ Tris për t’i dhënë fund krizës: Partizani shkatërron Kukësin, dygolësh i Carës dhe vula e Mehmetit

F1, Sport, Video
Carës



Shkelm krizës kundër vendit të fundit në renditje. Kundërshtari dhe koha bien në orën e duhur për Orges Shehin. Partizani i tij kthehet të fitojë, duke mposhtur 3-0 Kukësin, me të cilin do të përsërisë sfidën edhe në Kupë në mesjavë. Vendosi një dygolësh i Carës, i rikthyer pas pezullimit dhe Mehmeti, pastaj, vulosi ndeshjen.

Tre pikë të rëndësishme për të kuqtë, të cilët marrin provizorisht vendin e dytë, në shoqërinë e Vllaznisë, që mund të shkëputet sërisht nëse fiton Klasiken me Tiranën. Partizani vuajti para portës në pjesën e parë, por korrigjoi shënjestrën në të dytën. Cara, pas pezullimit i rikthyer titullar, zhbllokoi ndeshjen me penallti në minutën e 55’. Kukësi u godit psikologjikisht dhe 7 minutë më vonës pësoi edhe golin e dytë, sërisht prej Carës. Në minutën e 73 pastaj, sulmuesi shuroi edhe asist për Mehmeti, që mbylli llogaritë me Kukësin.

Lexo më tej: Video/ Zejnullai spektakolar, por Egnatia ngec: Dinamo i rrëmben barazimin në Rrogozhinë me Kaçorrin

Kthehet te fitorja, Partizani që shpreson t’i ketë dhënë fund luhatjeve. Cara konfirmohet një lojtar fundamental për lojën e Shehit dhe të kuqtë janë të dytët me pikë të barabartë me Vllazninë, që ka një ndeshje për të luajtur. Kukësi është gjithnjë e më i fundit dhe duket se rënia nga kategoria është e pashmangshme.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1b3zoqu/goooooll/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *