• |
ide | kryesore

Video/ Zejnullai spektakolar, por Egnatia ngec: Dinamo i rrëmben barazimin në Rrogozhinë me Kaçorrin

F1, Sport, Video
Zejnullai



Dinamo ndalon Egnatian të fitojë në Arena Egnatia, duke rrëmbyer një barazim 1-1, që nuk ndihmon asnjë nga skuadrat në objektivat e tyre. Zejnullai kaloi Egnatian në avantazh, përpara se Kaçorri të vendoste ekuilibrin, duke i dhënë mundësinë Vllaznisë të afrohet edhe më shumë.

Një pjesë e parë me pak rast. Në minutën e 5′ Spahiu provoi me një goditje nga distanca, ngjitur me shtyllën. Blutë u përgjigjën në minutën e 26′ me ish-in Janku që me kokë nuk gjeti kuadratin. Në të dytën pastaj ndodhi gjithcka. Zejnullai shënoi në minutën e 50′ me një goditje dënimi fantastike. Barazimi erdhi nga Kaçorri, që me kokë e bëri rezultatin 1-1.

Zejnullai
byu/Albaniafootball insoccer

Lexo më tej“Egnatia ekipi më i mirë në Shqipëri”. Tetova e ka me dy golat e anuluar, Martini do edhe Kupën

Të dy ekipet u munduan ta fitonin ndeshjen, por në të 70′ Zabërgja nuk pati shënjestrën e duhur dhe Joel, tre minuta më pas, humbi mundësinë ideale. Rasti i fundit i takoi në të 83’, kur Zejnullai goditi tokazi pa arritur të shënojë. Egnatia mbetet e para me 50 pikë, por rrezikon afrimin e Vllaznisë në katër pikë. Dinamo kalon për momentin Tiranën por mbetet jashtë katërshes, i kaluar nga Skënderbeu.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1b3uuve/kacorri_goal/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *