• |
ide | kryesore

Cara e Kukësi erdhën në momentin e duhur: Shehi tani pret të nisë rikuperimin pikë/lojtarë

Sport
Shehi



Fitore kundër Kukësit, por rëndësia është shumë më e madhe se të mundësh vendin e fundit. Partizani po vuan të ndërtojë vazhdimësinë i goditur më së shumti nga mungesat e vazhdueshme e me peshë në formacion dhe një vështirësi logjike të përthithjes së modaliteteve të lojës së synuar nga tekniku i ri. Thënë kjo, Orges Shehi e priste reagimin e të kuqve, bindshëm në lojë e rezultat dhe madje e kishte lajmëruar në vigjilje të sfidës se nuk ishte i shqetësuar, pasi sheh te lojtarët shenja të pangatërrueshme të kthesës së kërkuar.

E pastaj në formacion 46 vjeçari pati sërish në dispozicion sulmuesin Cara e mesfushorin Maguette të kthyer nga skualifikimi e dëmtimi. Të dy nuk vonuan të bënin protagonistin, duke i dhënë të drejtë edhe trajnerit Shehi, përse i konsideronte kaq fondamentalë për çështjen. Cara krijon atë thellësi vertikalizimi dhe superioriteti numerik ideal për të thyer linjat, ashtu si pak e kanë aftësinë ta bëjnë në organikë. Senegalezi pastaj, përtej 21 viteve, luan si veteran, është pothuaj i pakalueshëm përpara mbrojtjes dhe kontributi në zonën gol është i të gjithë respektit me 4 realizime.

Lexo më tejVideo/ Tris për t’i dhënë fund krizës: Partizani shkatërron Kukësin, dygolësh i Carës dhe vula e Mehmetit

Në 3-0 kundër verilindorëve që vijnë nga shtatë humbje radhazi janë këto faktorët që duhen lexuar, duke llogaritur që ende jashtë ishin 5 titullarë, që kur të kthehen do ti japin tjetër staturë skuadrës së Shehit: atë të pretendentit të mirëfilltë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *