• |
ide | kryesore

Dy orë blackout/ Facebook e Instagram kërkojnë falje, por nuk sqarojnë ç’ndodhi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Facebook



Pasditen e 5 marsit Facebook dhe Instagram u përfshinë nga një seri problemesh. Shumë përdorues nuk ishin në gjendje të hynin në faqet e tyre sociale. Duke u përpjekur të hapnin aplikacionin, ekrani nuk ngarkohej, por shfaqej një faqe bosh. Qindra mijëra njerëz u dyndën në X (ish-Twitter) për të raportuar keqfunksionimet e produkteve të Meta-s në vende të ndryshme të botës. Pas rreth dy orësh shërbimet u kthyen në normalitet.

Edhe vetë Andy Stone, menaxheri i komunikimit i grupit Meta, përdori X për të njoftuar problemin në platformat e tij, po edhe kthimin në normalitet. Padyshim që Meta kërkoi ndjesë për dëmtimin. 

Përdorimi i ish-Twitter-it për të dhënë këtë lajm u përdor menjëherë nga Elon Musk për të tallur konkurrentët përmes një postimi ironik.

Në rastin e Facebook, faqja dhe aplikacioni e shkëputën automatikisht përdoruesin kur ata përpiqeshin të identifikoheshin. Nëse përpiqeshe të fusje përsëri kredencialet e hyrjes, mesazhi ishte: “Fjalëkalimi që futët është i pasaktë”. Në disa raste thuhej: “Ndodhi një gabim i papritur, ju lutemi provoni të identifikoheni përsëri.”

Ndërsa në rastin e Instagram-it, mijëra përdorues raportuan se nuk ishin në gjendje të ngarkonin të dhëna apo të shikonin “story”-t. Edhe Threds po ashtu ishte në rënie. Shumë më pak përdorues raportuan probleme. Në këtë rast ka pasur vështirësi me aksesin në aplikacion dhe faqen e internetit. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *