• |
ide | kryesore

Goditi të fejuarën me shuplakë, arrestohet në grumbullim: sulmuesi italian Sasanelli në arrest shtëpie

Sport
Sasanelli



Një histori e shëmtuar vjen nga Pescara ku sulmuesi abrucez, Luca Sasanelli u arrestua pas një denoncimi për dhunë në familje. Sulmuesi bardheblu u kap nga dy patrulla të karabinierëve teksa ishte në grumbullim me skuadrën, përpara ndeshjes kundër Torres. 19 vjeçari aktualisht ndodhet në arrest shtëpie. Fakti daton disa muaj më parë kur Sasanelli, në atë kohë në organikën e Fidelis Andria, goditi me shuplakë të dashurën e tij, e cila bëri menjëherë denoncimin.

Hetimi i hapur nga Njësia e Karabinierëve të Barit ka përfunduar me njoftimin e arrestimit gjatë përgatitjes për ndeshje të ekipit abrucez. Djaloshi u largua menjëherë nga grumbullimi dhe u vendos në arrest shtëpie. Klubi gjithashtu ndërhyri në këtë çështje dhe lëshoi një komunikatë për të shpjeguar se çfarë po ndodh: “Delfino Pescara 1936 Spa, pasi ka marrë parasysh atë që ka dalë në lidhje me të teseruarin e tij Luca Sasanelli, i cili është nënshtruar masës së sigurimit për çështje të jetës private, pret të dihen rezultatet dhe qartësimet e gjyqësorit hetues, pas së cilës do të vlerësojë hapat e mëpasshëm procedurale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *