• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet e kthimit në dy ditë: Tirana e Vllaznia rrezikojnë turpërimin

Sport
Tirana



Të martën dhe të mërkurën do të luhen ndeshjet e dyta çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ku do të përcaktohen edhe katër ekipet që do të kalojnë në gjysmëfinale. Partizani e Egnatia janë pothuaj të sigurtë se do të shkojnë në katërshe. Tirana e Vllaznia janë dy skuadrat pretendente që rrezikojnë turpërimin kundër skuadrave në zonën e ftohtë të renditjes.

Takimi i parë më datë 5 mars do të jetë Egnatia-Laçi, që do të zhvillohet në “Egnatia Arena” në orën 13:30. Rrogozhinasit janë një hap larg gjysmëfinaleve. Skuadra e Tetovës është e fortë në triumfin e sfidës së parë në stadiumin e Laçit me rezultatin minimal 1-0. Sidoqoftë, kurbinasit nuk kanë shpresë tjetër për të shpëtuar sezonin, përvec tentativës për të përmbysur rezultatin.

Lexo më tejKupa/ Erzeni ‘mbyt’ Vllazninë pas 10 rezultatesh pozitive: Egnatia ruan trendin e fitoreve me Laçin

Në orën 17:00, Partizani do të përballet me Kukësin në “Arenën e Demave”. Të kuqtë fituan në ndeshjen e parë në “Kukës Arena” 1-0 dhe janë më pranë kualifikimit. Skuadra e Shehit triumfoi edhe në kampionat katër ditë më parë, duke mundur 3-0 kuksianët, edhe pse kjo ndeshje mund të jetë ndryshe.

SFIDAT E TË MËRKURËS

Të mërkurën më datë 6 mars do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera. Në orën 13:30, Tirana do të përballet me Teutën. Ndeshja e parë ka përfunduar në barazim pa gola 0-0 dhe gjithçka është e hapur përsa i përket kualifikimit. Tirana nuk po kalon një moment të mirë dhe nuk fiton prej 5 javësh. Fagu nuk ka asnjë fitore që kur ka marrë pankinën kryeqytetase, por duhet të fitojë kundër durrsakëve për të mos dështuar krejt sezonin.

Ndërsa në 17:00 në “Loro Boriçi”, Vllaznia do të luajë ndaj Erzenit. Shijakasit janë më pranë gjysmëfinaleve pas suksesit në takimin e parë 2-1. Megjithatë çështja e kualifikimi është e hapur dhe të dyja skuadrat kanë vetëm një synim. Vllaznia është skuadra më në formë e kampionatit dhe në Shkodër mund të mos jetë problem shënimi i të paktën një goli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *