• |
ide | kryesore

Kupa/ Erzeni ‘mbyt’ Vllazninë pas 10 rezultatesh pozitive: Egnatia ruan trendin e fitoreve me Laçin

Sport
Erzeni



Erzeni ka bërë befasinë e madhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke mposhtur Vllazninë. Kacbufi shënoi në shtësë, për ti dhënë suksesin 2-1 shijakasve. Fitorja e parë e Bejzades në pankinën e Erzenit megjithatë lë të hapur kualifikimin për kthimin në Shkodër. E njëjta situatë edhe mes Laçit e Egnatias, që doli fituese 1-0. Kryesuesit e kampionatit tani e kanë më të thjeshtë para publikut të shtëpisë, kundër një kundërshtari që e kanë mposhtur rregullisht në dy vitet e fundit.

LAÇI 0-1 EGNATIA

Një gol i shënuar në minutat shtesë nga pika e bardhe e penalltisë e ka nxjerrë fituese në Laç Egnatian. Fituesit e Kupës së Shqipërisë në fuqi kanë tashmë një shans të mirë për tu prezantuar në gjysëmfinale. Rrogozhinasit, që kryesojnë bindshëm edhe në kampionat, kanë dalë fitues në transfertë në një sfidë shumë të luftuar. Skuadrat e Josës dhe e Tetovës u munduan të merrnin fitoren, duke krijuar raste, por pa mundur të ndëshkonin portierët respektivë. Pikërisht kur gjithcka po shkonte drejt barazimit, Silva shkaktoi penallti për një ndërhyrje të gabuar në kohën shtesë. Aleksi nuk gaboi nga pika e bardhe duke i dhënë suksesin minimal Egnatias për këtë përballje, që e favorizon në kthim.

Lexo më tej: Fagu ngec në debutim: Teuta ndalon Tiranën 0-0 në Kupë, zgjidhet në kryeqytet

ERZENI 2-1 VLLAZNIA

Erzeni bën surprizën e madhe duke mundur 2-1 Vllazninë në Rrogozhinë. Fitorja e parë nën drejtimin e teknikut Bejzade ka ardhur në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Shijakasit që tani janë në zonën e rënies, kanë hedhur një hap të bukur drejt gjysëmfinaleve të turneut, duke thyer kuqeblutë që ndajnë vendin e dytë me Partizanin në kampionat. Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, por golat erdhën vetëm në pjesën e dytë. Avantazhi për shijakasit u firmos nga Asani në minutën e 63’, në momentin më të mirë të shkodranëve. Skuadra e Osmanit reagoi, duke u shtyrë përpara dhe barazoi tre minuta nga fundi. Erzeni u ndëshkua nga Smajli në minutën e 87’, por kur u mendua për një barazim, Kacbufi vendosi ndeshjen në favor të shijakasve. Vllaznisë i mbetet vetëm të tentojë përmbysjen në ndeshjen e kthimit në Shkodër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *