• |
ide | kryesore

Fagu ngec në debutim: Teuta ndalon Tiranën 0-0 në Kupë, zgjidhet në kryeqytet

Sport
Fagu



Asnjë fitues mes Teutës dhe Tiranës, që janë ndarë me një 0-0 në vajtjen e çerekfinales së Kupës së Shqipërisë, që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Erbim Fagu debuton pa fitore në pankinën bardheblu, ku zëvendësoi Julian Ahmataj. Nga ana tjetër, Edi Martini mbetet ende me shpresë për një kualifikim në gjysëmfinale, edhe pse misioni në kthim do të jetë i vështirë.

Në “Niko Dovana” pak ndryshime nga Fagu, që lejoi Latifin e Deliun të pushonin, duke kthyer Nikqin në sulm. Teuta u përgjigj me gjithë titullarët e saj, në kërkim të një Europe, që nga kampionati është i pamundur. Skuadrat kanë shfaqur një lojë mjaft të kujdesshme, pa lënë shumë hapësira. Abazaj ishte njeriu më i rrezikshëm i bardhebluve, me Vatën që mbajti portën të paprekur me reagime të sakta. Çyrbja u ndal nga Kozi, ndërsa në fund të pjesës së parë Haxhiu shkoi pranë avantazhit për Tiranën.

Në pjesën e dytë, Daci provoi të merrte përsipër skuadrën, por Kozi tregoi kujdes. Teuta e rriti presionin dhe në minutën e 64′ Fili frikësoi teknikun Fagu në pankinë, me goditjen që kaloi ngjitur me shtyllën. Në fund një tjetër tentativë e Dacit, që përfundoi pa sukses. Tirana kthehet nga Durrësi me një barazim që ndoshta mund të jetë favorizues në kthim. Martini mbetet në lojë i ndërgjegjshëm se fati i kualifikimit të vendoset në ndeshjen e kthimit në kryeqytet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *