• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Fëmijët po vdesin nga kequshqyerja në Gaza

Arkiva, Lajme, Të fundit
Fëmijët



Fëmijët po vdesin nga uria në Gazën veriore. Alarmin e ka vënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vizitat e agjencisë gjatë fundjavës në spitalet Al-Awda dhe Kamal Adwan ishin të parat që nga fillimi i tetorit. Në një postim në rrjetet sociale, ai foli për “gjetje të zymta”.

Mungesa e ushqimit çoi në vdekjen e 10 fëmijëve për shkak “niveleve të rënda të kequshqyerjes” ndërsa ndërtesat e spitaleve janë shkatërruar, shkroi ai. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza raportoi se të paktën 15 fëmijë kishin vdekur nga kequshqyerja dhe dehidratimi në spitalin Kamal Adwan. Më pas, një fëmijë tjetër vdiq të dielën në një spital në qytetin jugor të Rafah, njoftoi të hënën agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.

Gaza

Tedros raportoi për “nivele të rënda të kequshqyerjes, fëmijë që vdesin nga uria, mungesa serioze të karburantit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore, ndërtesa spitalore të shkatërruara” në Gazën veriore, ku rreth 300 mijë njerëz jetojnë me pak ushqim ose ujë të pastër. “Situata në spitalin Al-Awda është veçanërisht e tmerrshme, pasi një nga ndërtesat është shkatërruar,” – shtoi ai.

Wee

Një zyrtar i lartë i ndihmës i OKB-së paralajmëroi se të paktën 576 mijë njerëz në të gjithë Rripin e Gazës, një e katërta e popullsisë përballeshin me nivele katastrofike të pasigurisë ushqimore dhe një në 6 fëmijë nën moshën 2 vjeç në veri vuanin nga kequshqyerja.

Drejtori rajonal i Unicef, tha se “vdekjet tek fëmijët po ndodhin pasi kequshqyerja po shkatërron Rripin e Gazës”. Më shumë se 30 500 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza që nga nisja e luftës. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Pejsazh qe per sot ne kohet e zhvillimit, te ndodhin genocide, vrasje, tortura pa uje, buke, drita, shtepi, spitale, e bekerka vetem nji rrace, se komb skane, CIFUTET,, keta, kjo rrace qe bota i nderoi e rrespektoi per genocidin Hitlerian, sot, ket jane bere edhe me katile, barbare, pushtues kriminele dhe vete se ci beri atyre Hitleri.Ku e gjejne valle kete frymezim abstrakt kur e dine se ckane vuajtur baballaret e tyre, e te bejne krime te tilla mbi nje popull te pa armatosur.DJALLEZIA, eshte karakteristike e judizmit, kete eka treguar, po e tregon vete koha, me kete lufte te pa barabarte pushtuesish cifute .Per histori, shihni kur u krijua sishtet izraeli me sa teritor, shihni sot se sa eshte perhapur me pushtimet e nje pasnjeshme ne tokat arabe.,Pra, tendenca eshte zmadhimi tokave me pushtim, sebepi, Hamasi, qe sigurisht duhej denuar, e ketu ka konspiracion, dyshimi strategjik i Izraelit mbi ato teritore Kjo duhet ndalur, se vjen nje kohe e historia perseritet mbi pushtues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *