• |
ide | kryesore

Qokat para zgjedhjeve/ Zgjaten sërish afatet për “investitorët strategjikë”

Arkiva, Kryesore, Lajme


Emrin e ka ligji “për investimet strategjike”, por eksperienca ka treguar se është një metodë për të shpërndarë privilegje për miq, biznesmenë apo të fortë që arrijnë të gjejnë fijet e duhura në kryeministri. Socialistët kishin menduar se deri në fund të vitit 2023 do t’u dilte koha të bënin qokat për biznesmenët afër tyre, por këtë të enjte i kanë shtyrë afatet për të dytën herë.

Interesante është që në të dyja rastet që zgjaten afatet e ligjit për “investitorët strategjikë” procedurat e parlamentit janë të dyshimta.

Herën e parë, në vitin 2021, afatet e ligjit u zgjatën përmes një procedure të përshpejtuar, që i anashkalonte diskutimet në komisionet hetimore. Ishte një mënyrë si vjedhurazi për ta votuar.

Ndërsa këtë të enjte, procedura është akoma më problematike. Sepse në sallën e parlamentit ishin vetëm 68 deputetë kur u bë kuorumi, ndërkohë që duheshin jo më pak se 71 kartona.

Kur ka parë se në sallë nuk ishin numrat e nevojshëm, Gazment Bardhi ka nisur t’i thërrasë drejtueses së seancës Ermonela Felaj. “Po falsifikon votimin! Ke 68 deputetë në sallë. Po kryen vepër penale. Po shkel Rregulloren, neni 55 pika 4. Po shkel Kushtetutën Nuk ua falim këtë”, dëgjohet të thotë ai.

Pavarësisht kësaj, Felaj ka vazhduar duke çuar deri në fund porosinë.

Pse u zgjat ligji për investimet strategjike

Ligji për investimet strategjike është fuqi prej vitit 2015. Ai është pritur me kritika nga opozita, që ka denoncuar se njerëz të afërt me kryeministrin Rama kanë qenë përfitues direktë. Por kjo zgjatje e dytë e afateve na fut në një fazë të re të shpërndarjes së pasurive të vendit për biznesmenët pranë qeverisë.

Një javë më parë, parlamenti i hapi rrugë investimeve në zonat e mbrojtura. Bëhet fjalë për parqe kombëtare, pyje, liqene dhe pasuri të tjera natyrore në Shqipëri që deri dje mbroheshin me ligj. Tani mbrojtja ra.

Kush përfiton statusin “investitor strategjik” mund të futet edhe në “ish-zonat e mbrojtura” dhe falë pasurive natyrore që ka Shqipëria përfitimet në para do të jenë akoma më të mëdha.

Nëse një biznesmen shpallet “investitor strategjik” ai përfiton disa lehtësira nga shteti, që nga njohja e titujve të pronësisë, tek detyrimet e shtetit për t’i ofruar falas infrastrukturë ndihmëse për furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm, kanalizime dhe trajtim të ujërave të ndotura, dhe infrastrukturë rrugore.

Ana e errët e ligjit për investimet strategjike

Hetimi i “investitorëve strategjikë” me një komision parlamentar është një nga kërkesat e hershme të opozitës. Por socialistët refuzojnë me çdo kusht të hapin letrat. Skandalet që lidhen me ligjin në fjalë janë tashmë të njohura.

I tillë ishte rasti që i kushtoi postin ministres së jashtme, Olta Xhaçkës pasi u zbulua se bashkëshorti i saj Artan Gaçi u bë investitor strategjik me vendim të qeverisë për një hotel në Dhërmi. Opozita ka kërkuar që Xhaçkës t’i hiqet mandati i deputetes por socialstët refuzojnë ta çojnë vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Projekti i hotelit me 5 yje po hetohet nga SPAK, pasi u zbulua që dokumentat e pronës ishin falsifikuar.

I rëndë ishte skandali me Pëllumb Gjokën, një person i arrestuar nga SPAK si porositës i vrasjeve me pagesë, por që ishte shpallur investitor strategjik nga kryeministri Rama. Rasti i Pëllumb Gjokës u zbulua nga publikimi i bisedave në SKY ECC, sipas të cilave Gjoka paguante Behar Bajrin dhe shefat e policisë për ekzekutimet që kërkonte.

Po aq i zhurmshëm ishte edhe rasti i shpalljes si investitor strategjik i aktorit të Portokallisë, Gazmend Paja për një resort në Dhërmi. Në vitin 2017, kompania Startek kishte aplikoi e vetme për të fituar të drejtën e ndërtimit të resortit në Dhërmi, por dështoi. Dy vite më vonë, projektit iu bashkua kompania e Gazmend Pajës dhe atëherë qeveria u bind dhe e shpalli fituese.

Lexo edhe: Pronat e Pëllumb Gjokës, Bardhi: Një Kryeministër i ndershëm nuk bën investitor një trafikant droge

Lexo edhe: Hoteli me 5 yje i çiftit Xhaçka-Gaçi bëhet problem i partisë

Investim strategjik ishte edhe projekti që i fali mijëra metra truall dhe miliona euro taksa biznesmenit nga Emiratet e Bashkuara, Muhamed Alabar. Marrëveshja me të synon të krijojë një rezidencë të shtrenjtë për qytetarët e Durrësit, të cilët me gjasë nuk do të lejohen të hyjnë brenda saj.

Tashmë është e qartë se ligji i jep dorë të lirë kryeministrit Rama të shpërndajë pasuritë publike për njerëzit pranë tij. Këtë nënkuptoi edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetajt në intervistën e fundit nga arratia, kur u shpreh: “Unë nuk kam ngrënë qofte të veranda dhe pastaj i kam dhënë tokën, detin, ajrin, lejen atje, jo një njeriu por shumë. Gati 10-15 veta”./Lapsi.al


16 Comments

    1. Tall kokrrat Rama me partine dhe mediatiksat e tokes xanun edhe mrekullise ekonomike te qenefeve buze lanes.

  1. Te vjedhesh e tu shperndash pasurite miqve quhet vlere!
    Bravo o “i paemer”, votuesit e Shqiperise nuk kane nevoje per qeverisje e amvisim te vendit por per nje kryeminister megalloman, gansgter, arrogant e hajdut!

  2. I zoti!!! Është hajdut e antishqiptar o 16:18!!!
    Zotësi është të largosh shqiptarët nga vëndi.
    Zotësi është të shkatërrosh mrekullitë, zonjat e mbrojtura ku ka gjallesa të rralla që bota ka një fanatizëm ruajtje të tyre.
    Të bënte këtë një kryeministër afrikan e s’po them europian do t’i ngriheshin akuza të rënda penale dhe gjykata kushtetuese do rrëzonte.
    Zotësi quhet të shkatërrosh demokracinë e pluralizmin???
    Zotësi është të bësh të kundërtën e të bësh vendin një vënd të drejtë e te begatë.
    Idhtar së keqës qeke e konsideron zotësi. Zotësi do thotë të bësh të mira dhe me pak kosto jo me kosto të mëdha për vëndin në favor të oligarkëve dhe të grupeve kriminale!!!

  3. Basha udhëton drejt SHBA: Në OKB për të prezantuar rezolutën për Ukrainën,pse luli thirret ne OKB dhe nuk therrasin salihun e foltores? kush gjen pergjigjen e sakte ka nje udhetim falas ne fshatin turistik te shpellkareve Vicidol

  4. Të gjithë së bashku, të bindur se me Berishën në krye janë sërish të humbur në ballafaqim me Ramën, ata presin vetëm ditën e zgjedhjeve. Mbas humbjes së rradhës, ata mendojnë se Berisha do të largohet automatikisht. Sepse kështu ju “betohet” statuti i partisë. Por deri atëherë, Berisha do t’i ketë bërë sërish deputetë. Dhe si deputetë të opozitës së re, atyre do t’u duhet të presin e të shpresojnë se edhe pse ndodhi katër herë, nuk do të ketë një mandat të pestë për Ramën.

    1. Gazeta Lapsi vazhdon me artikujt debile. Bardhi gerthet dhe Lapsi i gatshem ta quaje te vertete. Kjo gazete haron qe politikanet Shqiptare genjejne nga mengjezi ne darke. Por detyra e gazetarit eshte te tregoje te verteten ne baze te fakteve, jo ne baze te Gaz Bardhit qe deri dje e quante Berishen kriminel dhe sot hero

  5. Ky eshte per ti qi robt ky bastard. Ja jep oligarkut me 1 € toka pafund, ai jau u shet banoreve per cmim hata dhe ka fitim kolosal brenda dhe nuk fut doren ne xhep. Po edhe une keshtu behem investitor te qifsha robt. E shiti cdo cep te vendit falas mq

  6. Sot në 7 Mars, Sali Berisha nga maja e ballkonit theksoi se arsimi do të jetë çështja më serioze e programit të Partisë Demokratike.
    Berisha premtoi se me ardhjen e PD në pushtet, rrogat e mësuesve do të shkojnë drejt 3-fishimit.
    Por ndërkohë, doktori e di shumë mirë si e shkatërroi arsimin gjatë sundimit të tij në 2005-2013, me hapjen e universiteteve (shkollave të larta më saktë) private piramida të tipit Vitrina, Kristal etj si këto, të cilat shisnin diploma, apo jepnin kartona pa vlerë. Synimi ishte i qartë: pushteti donte të nxirrte me diplomë militantët e pashkollë ngelësa që më pas t’i punësonte në shtet në poste të ndryshme edhe të rëndësishme , e kështu do vidhte e sundonte rehat, kurse popullit i shitej ëndrra e një të ardhme të ndritur prej intelektuali. Por, populli la leshtë në ato piramida, morri kartona pa vlerë e kështu u kthye prapë papunë rrugëve apo iku në emigrim.
    Administrata, ministritë apo institucione të tjera shtetërore mbusheshin vetëm me militantë, miq e familjarë të pushtetit. Me piramidat universitare doktori shkatërroi arsimin dhe tregun e punës, jo vetëm për aq sa ndënji në pushtet, por duhen dekada të rregullohet një gjë e tillë. Por, doktori që e njeh mirë popullin e që e kujton se është një dele pa memorie, vazhdon thotë se arsimi është prioriteti i PD. Nuk i mjaftuan Saliut tërë ato vite në pushtet, por akoma vazhdon me thënien “më bëni edhe njëherë nuse se di unë si nusëroj”! Berisha e di shumë mirë se si vetë nuk ka për të ardhur më asnjë herë në pushtet.

    1. Po ça do “nusërojë” prapë Berisha! Ato i ka presione kot për drejtësinë gjasme pretendon të vijë prapë në pushtet që mos t’a dënojnë për hajdutllëqet dhe krimet e pushtetit të tij deri në 2013. Por me siguri do e dënojnë, është thjeshtë çështje kohe. Pastaj për cilën PD flet Saliu kur s’ka vulën e partisë?

  7. “Berisha mashtrues, nuk e heq dot kryqin e zi amerikan” – Çfarë e bëri Gazment Bardhin të harronte deklaratat?kush i pergjigjet sakte pyetjen do fitoje nje udhtim ne fshatin turistik te shpellkareve ku te kuptoje jeten e tyre,Vicidol.

  8. Edi rama eshte cifut antikombetar dhe suhet zhdukur ky rrobqir bashke me te gjithe plehrat e tjere Sorrosiane

  9. ore ca faj ka ramazoni. A sqaron gje ligji ‘strategji’ ne lidhje me cfare strategji n’dobi te shqiptareve a ramazonit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *