• |
ide | kryesore

Pronat e Pëllumb Gjokës, Bardhi: Një Kryeministër i ndershëm nuk bën investitor një trafikant droge

Arkiva, Lajme, Të fundit
Pronat e Pëllumb Gjokës, Bardhi: Një Kryeministër i ndershëm nuk bën investitor një trafikant droge



Gazmend Bardhi ka reaguar pas SPAK sekuestroi pronat e Pëllumb Gjokës, tashmë i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal që kryente vrasje me pagesë. Bardhi thotë se Gjokën e ka bër investitor strategjik kryeministi Edi Rama. Më poshtë deklarata e tij e plotë:

“Sekuestrimi i pronave të disa investitorëve strategjikë e vendos Edi Ramën në pozitën e një kryeministri që ka abuzuar rëndë me pushtetin. Përveç miqësisë me Kryeministrin, qartësisht duket se kriteri mbi të cilin Edi Rama i ka shpallur investitorët strategjikë ka qenë grabitja e pronave publike e private prej tyre!

Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë persona që kanë përfituar pronat në Bregdet përmes fallsifikimit. Një kryeministër i ndershëm nuk mund të shpallë investitorë strategjikë trafikantë droge dhe porositës vrasjesh me pagesë. Tani bëhet krejt e qartë arsyeja përse Edi Rama dhe maxhoranca e tij refuzuan ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike.

Shumë prej tyre nuk kanë të bëjnë me zhvillimin, por me pastrimin e parave nga punët e pista. Me këto para kanë blerë edhe fallsifikimin e pronave, ku kanë ngritur dhe po ngrenë perandorinë e krimit dhe të korrupsionit. Mbi këto vendime, Edi Rama ka vendosur firmën e tij dhe nuk duhet të jetë e largët dita, kur ai do të duhet të përballet me drejtësinë.”



8 Comments

  1. C’lidhje ka Rama me kete muhabet.

    Nqs. Drejtesia gjen ndonje lidhje, le ta akuzoje.

    Po qe per “politikisht” e “moralisht” ti Bardhi s’ke fytyre te flasesh sepse ke qene pjese e nje partie qe drejtohej prapa skenes nga “nje kusar me damke dhe shpifes me nam”.

    1. Po Saliu c’lidhje ka?

      Apo udheheqesi firmos fap fap e pergjegjesine e mbajne vetem ata qe hane dardha.

      Gjithmone nga pas ja bejne demin udheheqesit. Dhe ky i shkreti nuk ndjen gje fare.

  2. Po beni, o , kallezim ne Spak per investimet strategjike.
    Keta po fusin ne burg ish pronar.
    Te shohin si do hetojne te trajnuarit me brek hekuri.

  3. Patronazhistet na hidhen si te zgjuar, na tregojne edhe rrugen e drejtesise, qe bejne, apo se kuptojne mrekullite qe ndjek SPAKU, ose aspaku.Dosjet e denoncimeve i kane nen jastek per katrahuren e vjedhjeve e abuzimeve, e cfare kane bere, nji hic, flejne e mbulojne horrelleqet e pushtetit, e vete kreut te saj,bastardit Rama. E verteta nuk do mund te zhduket, edhe se ishet kodoshe te ngritur ne poste , kudo i kemi, e se andaj kjo sere kodoshesh vetem permbysjen po ndjellin me sfumi.in e demokracise.

    1. Dokumenti bombë: Gjermanët i kërkojnë shpjegime vajzës së Argita Berishës se ku i gjeti babai yt 320 mijë euro që t’i dha ty!Gaz Gei i salihut

  4. Unë e kuptoj diskursin e zt.Berisha pas gjyqi që ai ka bërë ndaj kundërshtarëve kanë qenë gjyqe politike. Më kujtohet si përdori gjyqi e lustracionit për të hequr kundërshtarët politikë. Gjithmonë i ka përdorur ligjet, gjykatat për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe mbase është e vetmja rrugë që ai njeh”, shtoi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *