• |
ide | kryesore

Plagosje në Gjirokastër, i mituri godet me thikë 15-vjeçarin

Lajme, Të fundit
Aksident



Goditet me thikë një nxënës në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër ku nxënësi A.T. 15 vjeç, ka mbetur i plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar. Nxënësi i qëlluar me mjetin prerës është vënë re nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe e kanë përcjellë menjëherë në spital me makinë. 15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *