• |
ide | kryesore

Zbulohet dëshira e fundit e aktorit të ndjerë Matthew Perry

Paparazzi, Slider



Matthew Perry donte një gjë para se të vdiste – dhe tragjikisht nuk e mori kurrë atë.

Kayti Edwards, ish e dashura dhe ish-asistentja e Matthew, foli ekskluzivisht për The Mirror për herën e fundit që e pa aktorin e Friends para vdekjes së tij tetorin e kaluar. Matthew ishte 56 vjeç kur u ndaj nga jeta nga “efektet akute” nga trajtimi me ketaminë që po merrte për depresionin.

Herën e fundit që ajo e pa atë ishte në Malibu, kur ai ishte fejuar me Molly Hurwitz. “E ndesha në këtë lokal të vogël të quajtur “Vitam Barn” në Malibu dhe ne u ulëm dhe biseduam ”, tha ajo.

Ajo kujtoi se u befasua kur mësoi se ai ishte fejuar, por tregoi se aktorin “gjithmonë dëshironte një familje”. Tragjikisht, Matthew nuk arriti të kishte një fëmijë ose të martohej para vdekjes së tij.

Të kishte fëmijë ishte një pjesë e madhe e ëndrrës së tij. Ndjehej sikur po rritej, kështu që nuk më çuditi që po martohej kaq shpejt. Ndjente se ora po i kalonte “, shtoi Kayti.

Edwards , e cila drejton një fermë shpëtimi kuajsh, në Yucca Valley, Kaliforni, shtoi se pavarësisht problemeve të tij ai mbeti një mik shumë i mirë për të deri në fund.

“Ai ishte gjithashtu një mik shumë i mirë për mua dhe me të vërtetë mbështetës kur fillova shpëtimin e kuajve,”u shpreh ajo, “Ai thjesht i donte kafshët dhe ishte shumë mbështetës për jetën time dhe udhëtimin tim.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *