• |
ide | kryesore

Shitje me vulë

1, Arkiva, Ide
andi bushati



Partia Demokratike ka bërë një pakt ku ka pranuar që në këmbim të njohjes së shumicës berishiste nga Rama, të shesë të drejtat themelore të opozitarizmit. 

Prej pesë muajsh proteste radikale në kuvend, ku janë përndezur flakadanët dhe kanë ushtuar bilbilat, PD kërkonte përpos njohjes legjitime si opozitë edhe të drejtën për të cilin e ka mandatuar publiku, atë për të kontrolluar abuzimet marramendëse të qeverisë. Në emër të këtij detyrimi opozita e bashkuar këmbëngulte, që prej tetorit të shkuar, në ngritjen e tetë komisioneve hetimore për investimet strategjike, grabitjen te Porti i Durrësit, udhëtimet me çarter të kryeministrit, rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, aferës McGonigal,110 milionë eurove të Bechettit, kontratave konçensionare në shendetësi dhe vendimarrjeve në konflikt interesi.

LEXO MË TEJ:

Ndalet protesta, Rama pranon 2 komisione hetimore, zëra kundër brenda opozitës

Me urdhër të Edi Ramës, që ishte i impikuar drejtpërdrejt këto çështje, komisionet nuk u ngritën asnjëherë, duke shkallmuar çdo regull të deriatëhershëm parlamentar. Madje në fund të dhjetorit, PS, vetëm me votat e veta, e ndryshoi edhe ligjin duke e kthyer të drejtën e deputetëve për të hetuar në një farsë që këtej e tutje do të luhet pas dyerve të mbyllura. 

Këtë të martë palët janë ulur në tryezë për ti zgjidhur këto mosmarrëveshje, pra edhe njohjen e PD-së reale dhe të drejtën e saj për të kontrolluar ekzekutivin. 

Por, po të ndalosh për një moment këtu e kupton se që në premisë negocimi u krye në pozita të pa barabarta. Sepse të bësh një marëveshje nënkupton që secila palë të lëshojë diçka nga vetja, për hir të kompromisit. Por në rastin konkret PD dhe PS u ulën në pozicione, ku e para edhe nëse merrte maksimumin, fitonte vetëm atë që i takonte dhe e dyta, qoftë edhe nëse lëshonte gjithçka, nuk jepte asgjë nga vetja. Pikërisht për këtë opozita ishte e dënuaër që mos bënte pazar të tipit: na jepni këtë që tu falim këtë tjetrën. Ajo ishte e dënuar të kishte tre vija të kuqe, të panegociueshme: njohjen si palë në reformën zgjedhore, ngritjen e të teta komisioneve hetimore dhe funksionimin e tyre sipas ligjit të pa ndryshuar.

Por, ajo bëri fiks të kundërtën: negocioi njohjen e grupimit Berishist nga Rama në këmbim të dorëzimit të kauzës për hetimin e këtij të fundit. Nxjerrjen jashtë loje të kllounëve të Bashës, me çmimin e lartë të flijimit të disa komisioneve. 

Dhe kur sheh atë që ndodhi e ke të lehtë të arrish në konkluzionin se rezultati i paktit është një disfatë për opozitën. Vërtet ajo çertifikoi njohjen si palë, vërtet ajo arriti të hedhi në kosh refrenin dy vjeçar të mazhorancës se “nuk pranojmë asgjë që vjen nga Saliu”, vërtet ajo po e zhvesh “AliBashën” nga e drejta e vetos për reformën zgjedhore, por të gjitha këto, ndonëse mund të quhen fitore të vogla për burokratët e opozitës, nuk kanë asnjë domethënie për shumicën anti Rama. Nëse një pjesë madhe e publikut ka qenë e bindur se PD i takonte Berishës si më i votuari mes demokratëve, ajo e ka mbështetur aksionin e tij, jo për sytë e bukur të doktorit, as për nostalgjinë kundrejt liderit historik, por me bindjen se vetëm një opozitë reale, mund ti vërë fre abuzimeve të Ramës. Kryeministri autokrat mbështeste kundërshtarë fallco vetëm që ata mos ti hapin andralla, por ai nuk ka asnjë problem nëse këtë rol pranon ta marrë përsipër edhe opozita reale. Duke pranuar të shesë disa komisione në emër të njohjes nga pushteti, PD ja e rithemeluar bëri pikërisht atë që do kishte bërë me qef dhe Basha. Ajo tradhëtoi kauzën e transparencës me të cilën mëkoi për gjysëm viti publikun. Asnjë njeri me mendje të ftohtë nuk mund ti kuptojë sot disa kontradikta krejtësisht të dukshme.

Çfarë duhet vula nëse atë e fiton në këmbim të heshtjes për bredhjet e Ramës me çarter? 

Përse vlen njohja de facto e kryetarit non grata, nëse ajo bëhet në dëm të transparencës për investimet strategjike?

Ç’kuptim ka legalizimi zyrtar i shumicës opozitare, nëse kjo shumice nuk kërkon llogari për mbi 100 milionët e fluturuara të Bechettit?

Ç’fitore quhet të nxjerrësh nga loja një kalë të ngordhur si Basha, kur bën paqe me faktin se s’do thërresësh të deponojnë para deputetëve, Ramën, Duçkën, Agron Nezën?

Negociatat me PS-në, Gaz Bardhi sqaron për çfarë u dakordësuan

Opozita u qetësua, u ul në tryezë, i pushoi bilbilat dhe i fiku flakadanët duke marrë vetëm dy komisione hetimore gjysmake nga tetë që kërkonte fillimisht. Dhe ky është mëkati i saj më i madh. Jo se edhe njëherë, njësoj siç ka ndodhur në dhjetë vite, doli me bisht në shalë nga një pakt i ri me Ramën, por se për të marrë thjeshtë çka i duhej pak personave, sakrifikoi atë që i interesonte pjesës dërrmuese të popullit opozitar: ajo për vulën shiti transparencën.  

©Lapsi.al



44 Comments

  1. Ne nuk i dime se cfare fshihet realisht pas kesaj marreveshje, por nese eshte bere vetem per

    kaq, atehere ky ka qene nje deshtim dhe nje tradheti qe do ti kushtoje shume PD-ne ne raport

    me perkrahjen e anetareve te saje. Kjo le nje shije shume shume te keqe tek perkrahesit e

    opozites dhe do kete pasoja si ne rastin e marreveshjes se Bashes te 17 Majit.

    Populli opozitar, jo cdo nate , por as nje nate nuk do dilte per komisionet hetimore sepse ne e dime

    pa na thene komisionet hetimore se qeveria rilindase vjedh cdo gje qe i del perpara, sepse ne

    e dime se ajo punon non stop per te keqen e popullit sidomos atij opozitar, se nuk ka nevoje

    te na thone komisionet hetimore se na e thote vete Rame qe mbledhjet e qeverise nu i bejne

    ne zyrat e shtetit por hargalisen me parate tona neper hotele e plazhe dhe nen avujt e alkolit

    e droges marrin vendime se si te perkeqesojne sa te munden jetet tona, se si te prishin

    banesat e qytetareve dhe te zvogelojne sa te jete e mundur mundesite per mbijetese ne Shqiperi,

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Vetëm nga shpejtësia me të cilën Bushati ka bërë këtë shkrim-paragjykim, besoj se është gabim.

      Berisha nuk është në pozitë për të diktuar kushte më të mira, meqënëse është kërkesë e perëndimorëve për të bërë funksional parlamentin, qëndrimi jo bashkëpunues i Berishës mund ta Penalizonte PD dhe Berishën, që nuk ka shumë për të zgjedhur.

      Por jam i sigurtë se nuk është ashtu si e shkruan Bushati në titull!

    2. Respekte per dialogun dhe bisedimet.Dialogu ,bisedimet jane themeli I demokracis dhe pluralizmit.Edvini eshte kundershtar I dialogut dhe ai eshte I humburi I madh I dialogut dhe bisedimet.Po po ,beteja tani fillon.

    3. Kjo fare opozite ka frike te shkruaj slogane kunder qeverise ne mure, jo me te rrezoje qeverine hajdute tradhetre.Edhe Bushati e di kete por ben sikur nuk kupton! Opzita prej kohesh eshte nenshtruar prej hajdutit dhe motos se tije: “Lermeni mua ne krye te bandes te vjedh edhe per ju” siç duket kjo i pelqen opozites..Fakti qe sa here opozita organizon protesta njerezit mblidhen ,jane gâté te shkojne deri ne rrezimin e qeverise, por opozita mjaftohet vetem duke bere gjoja opoziten e njerezit demoralizohen ! Kjo per fat te keq eshte opozita e shitur tek hajdutet.

  2. -shum i goditur shkrimi, dhe transparent. Me kujton ate fabulen ku realtor e pyt shitsin e shpis “te tenden e ke shpin apo te babait”?
    -Tek e fundit ujdit jan “nje e keqe e domosdoshme” vetem per kauza me te medh perfitimi . Te shpresojm.

  3. Prisja që Bushati me këtë rast, ti kërkonte ndjesë lexuesve të Lapsit që i ka rënë kot më qafë SHBA e BE se po mbështesin Ramën e i kanë rënë kot më qafë Berishës.
    Është deklaruar në media se kjo ishte një lëvizje e diktuar nga perëndimi e jo se ndroi mëndje Rama.
    Deklarata ishte e kjartë e pa ekuivoke.
    Nuk mund të bëhet fjalë për një integrim të shpejtë të Shqipërisë në BE, me një parlament jo funksional.
    Ndërkaq, nuk besoj kursesi që kjo marëveshje është bërë vetëm me mëndjen e Gazit, pa miratimin e Berishës.
    Tani të shohim , a do të vazhdojë Bushati të mbështesë Berishën , duke parë që atij i doli në mbrojtje perëndimi ?
    Meqë u harua fjala non grata, nuk është ndonjë çudi që Berisha të rikthehet në Kuvend.

    1. Nuk do kete ndjese nga Bushati sepse ai ben si i zhgenjyer se e ka ditur si pak njerez se Berisha gjithcka po e bente per interes te familjes se tij dhe jo te demokrateve dhe aq me pak te shqiptareve. Andi shkruan per te shpetuar sado pak fytyren qe nxiu kaq shume duke u vene ne sherbim te zbardhjes se fytyres se Saliut. Kur gjerat behen me koshience te plote dhe per qellime te caktuare nuk mund te ekzistoje ndjesa e sinqerte sepse nuk ka zhgenjim. Por kot rrekemi te merremi me analistet e paguar sepse pasojat do vazhdojme ti vuajme ne pjesa qytetare e ketij vendi qe po kthehet ne pushtet familjar, partia e familjes Meta eshte me e sinqerta, Berisha po e shpalli Argiten si trashegimtare ndersa per Ramen meqenese Zaho eshte pak i vogel mbetet suprize kujt nga familja do ja trashegoje PS. Shpresa te Ambasadoret…ata jane nje tufe burokratesh per te cilet ky vend eshte parajse qefi dhe korrupsioni dhe gjithcka te qelbur te shteteve te tyre e justifikojne me Stabilokracine.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        bo bo sa idiot je, nuk kam njohur ndonjë tironc, kaq idiot e kaq antiberishë……….!

          1. Lushnjareve ti hash Karin ti rrobqire se ata e filluan 1997. Lushnja gjysmen e popullsise e ka came dhe gjysmen Kosovar me origjine

        1. Patjeter kur nuk je tironc nuk ke si ti njohesh tironcit. Ne jemi aq atiberisha sa jemi antirame, antimete, antihajdute, antisklleversh dhe antimilitante idjote.

          1. E ke të shkruar në ballë që je “antiramë”, sepse të pëlqen status quo-ja

          2. Ju as ne boten tjeter nuk do ta kuptoni se Berisha,Nano, Meta, Rama jane pjelle e boshtit te se keqes ideuar dhe realizuar nga sketerra e sigurimit dhe nomeklatures se kuqe. IDJOT lindke dhe ndoshta nuk eshte faji juaj.

          3. Nqs je tironc, unë kam miq të mirë tironca, por sado të mirë e njerëzorë jeni, nga politika jeni injorantë, më vjen keq që e them këtë për njerëz që vërtet i respektoj.

            meqënëse berisha, Meta e Rama qenkan ashtu si thu ti, pse shoqata tirona i serviloset gjithmonë pushtetit të rradhës?!

            pse ju tironcat, nuk keni nxjerë një personalitet të fortë politik,—- se jeni popull i mirë dhe i butë, politika do bythë, gjë që ju nuk i keni se ju kanë mbytur tiranasit!

  4. ARRESTOHET YMER KELLIRA POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT AFER PALLATIT TE BES KALLAKUT DHE XHENSILA MYRTEZAJT thotë:

    YMER KELLIRA SOT DO JA FUS KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT NE ORA 8 TE DARKES NE NJE VIDEO LIVE DUKE E MASTURBUAR EDHE KOL BALLA SALLAKS NE SURRAT

  5. Kjo meriton ate listen. Shkruaje po nuk pertove. Eshte shume me e bukur ajo liste se

    marreveshja e Bardhokes.

  6. Murrizi sulmon Bardhin: U ul sot si skuth, si tinëzar negocioi për karrigen. Presin dënimin e Berishës Gazi e gazrat,dole bllof prat o bushat te perdori salihu per dy vjet te non grata,ka me te rendesishme bythen e vet salihu o bushat.

  7. “Nuk je niveli im, pusho maskara” – Si plasi sherri mes Tritan Shehut dhe Nallbatit! Flamur Noka nxjerr jashtë deputetin e Devollit,revolucioni Demonkratik i cecenit salih vazhdon ne komisione

  8. YMER KELLIRES I MBANE GOJA ERE MUTI PRANDAJ NUK KA FEMER NE PLANET E CILA I OFROHET AFER ,PRANDAJ EDHE E TALLIN ANDI BUSHATI ,ARMAND SHKULLAKU DHE FATOS LUBONJA thotë:

    YMER IK FUTJAKARIN NE BYTHFRRYL CYPIT DHE ALEXANDER VUCUC

  9. Z. Bushati, i lexuar kaq shumë sa jeni, mendoj se forca reaksionare brenda jush duhet te lehtesoje kalerimin. Te heqesh te keqen nga vetja, edhe kale i ngordhur në qofte, është të fitosh Trojën.
    E dyta, mendoj se ju nuk duhet te pushoni te jeni pro opozites, por jo kaq reaksionar. Ketu behet fjale edhe per politike. Politika eshte kompromis. Kompromis qe mund te quhet Bardhi dhe Gjekmarkaj. Mund te quhet edhe qe se prej tetorit 2023, ndoshta duhet EDHE degjuar. Asgje nuk e perjashton marrjen e reaksionit ne nje moment te dyte. Dhe edhe ne kete rast nuk duhet lene pa vleresuar fitoren ultime te Berishes, per PD-ne dhe per Opoziten. Berisha gjithashtu eshte shtetar i cili e njeh kompromisin, e sheh fitoren e madhe çdo dite me fitore te vogla.
    Do iu isha shume mirenjohese z Bushati, nese tanime e tutje, lobimin tuaj shkrimor per Opoziten ta udhehiqej nen prizmin e drejtesise se munguar, kjo e vertetuar me burgosjen pa prova te Berishes. Kur kjo i ndodh me te madhit prej kundershtareve qe i thote JO skllaverimit ndaj krimit dhe abuzimit te pushtetit, çfarë ndodh me te gjithe ne te tjeret te vobeket?
    Per te kontrolluar Berishen, e te gjithe si ai apo me keq, duhet drejtesi pa regji.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Koment shumë i bukur, por pak me më shumë figura letrare dhe terma disi të mjergullt!

  10. A thua është e rastit që pikërisht në ditën kur dashi pa dele të regjistruara, bën marëveshje me intelektualen e shquar socialiste Nikolli, që opozitës ti jepet e drejta që e ka me Kushtetutë për komisionet hetimore parlamentare, Gjykata e lartë vendos që SPAK të rihetojë 11 janarin, duke saktësuar me emra Berishën e Bashën si objekt hetimi ?
    U fol në media fillimisht që si objekt hetimi të komisionit parlamentar, do të ishte roli i Ramës në skandalin Mc Gonigal.
    Pra , çfarë u bë me këtë marëveshje ?
    U shmang hetimi i Ramës e po bëhet kurban Ilir Beqja, e ndërkaq Berisha e Basha do të hetohen me akuzën e vrasjes nga SPAK, me këmbënguljen e “juristit të shquat demokrat antikomunist”, Idajet Beqiri të cilit përpiqet ti ngjasë për nga morali, një riosh demokrat i ardhur nga hiçi, prodhues gazesh erëkëqija në politikën shqiptare.

  11. FATOS LUBONJA E TALL KEQ YMERIN-YMER I KUJT ESHTE GREG KRISTAQ RAMA ? YMER TE MBANE GOJA ERE MUTI PRANDAJ TE TALLIN ANDI BUSHATI DHE ARMAND SHKULLAKU thotë:

    YMER IL FUTJA KARIN NE BYTH TOM DOSHIT LAL DHJERIT EDI RAMES IDAJET BYTHQIRIT ALEXANDER VUCIC DHE VLADIMIR PUTINIT

  12. Bushati, nuk ka ndodhur as njera, as tjetra (te pakten deri tani) – opozita nuk e ka shitur opozitarizmin (po them per opoziten reale e jo per gjoja-opoziten e Lylit) edhe Regjimi nuk ja ka dhene Vulen nepermjet gjykates.
    Mos valle ka ndonje opozite tjeter ky vend qe e shikoni vetem ju e askush tjeter? Jo.
    Nese e mendoni keshtu, hajde pra Bujrum : Bej ti nje parti opozitare e rrezoje kete Regjim Rama. Do te kesh perballe krejt Regjimin nga Qeveria der te sherbetoret e saj mediatike ne media, por do kesh pas shumicen e shqiptareve.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Shumë koment i qartë, teorikisht të gjithë me ose pa shkollë të japin mend se si bëhet një punë, në rastin tonë si bëhet opozita, le ta provojë sejcili, në demokraci jemi , dhe pasi ta provojë të japë mend!

  13. Militantët qorra, injorante, idiote, mediokër, tru-shpëlarë vazhdojnë besojnë tek “legjenda” e Berishës si njeri i besës, i moralshëm, i ndershëm, besnik, luftëtar.

    Në të vërtet historia ka provuar të kundërtën, ai është më besë-preri, i pa moralshmi, tradhëtari, dinaku, frikacaku, pazarxhiu, mosmirnjohësi.

    Nga ana tjetër Rama si xhongler i ofron pazar vetëm në periudha kur Berisha është në hall.

    1. Nqs se të duken njëlloj je pjesë e mutit. se nuk ka mundësi që vetëm ti apo ndonjë si ti jeni më të zgjuar dhe prisni të dalë ndonjë parti e kulluar ( që nuk ekziston as në vendet më demokratike), jo më në këtë vend injorantësh, militantësh e islamikësh.

  14. Fatmir Mediu kundër Berishës e Bardhit: Duhet të bashkohemi me Bashën, ai ka 10 deputetë. Deri dje e shihnin si idhull Lulin,fat miri e kupton lojen qe po pregatisin amerikanet,por dhe rama i bleu me miliona euro rithemelimin e salihut,i ka thene salihut sakrifiko qendro fort te ballokoni dhe me gazin e rregulloj une.Shpellkare tani bjerini me dore tirane-durres se salihu nuk ju llogarit me revolucioni fitoje.

    1. Ore ti z Bushati, a më jep një sqarim me shkrim (të firmosur prej teje) se pse i quan deputetët e Lulit klloun?Ç’e pandeh veten ti ore që PD-së i thua vulë e shitur,or qen zgjebje?Ti do jesh në listën e zezë që Luli do të hartojë vitin që vjen.
      VOTONI LULZIM BASHËN!

  15. Shyqyr qe se shkela . Kjo eshte thenia qe personifikon ata tipa apo politikane qe nuk kane per turp te gelltisin gjithçka , vetem per interesat e tyre personale . Kjo thebie eshte per ata politikane qe jane kail te kalojne edhe mbi kufoma vetem e vetem per mbijetuar pavarsisht se zhuten apo hane m*t me grushta .
    Paraprakisht dua tju kerkoj falje per vulgaritetin e kesaj anekdote .
    Dy shoke po ecnin rruges duke biseduar . Ec e bisedo por ne nje çast njeri i thote tjetrit kujdes se mos e shkel , eshte m*t . Jo i thote ai nuk eshte mu* , eshte balt . Jo eshte m*t e jo eshte balte , biseda zgjati paksa . Prit i thote ky se ta vertetoj tani . Dhe merr pak me gisht dhe e provon . Qenka me te vertete m*t . Shyqyr qe nuk e shkela se kush do ja degjonte eren . Morali ?????? Sipas kokes festen .
    Shqiptar mos rri po duku . Nese prisni nga plehrat e politikes se te dy kraheve , veçse prangat ju presin . Shqiptar mos rri po duku o Shqiptar .

  16. Në vitet 2012-2013, që përkon me negociatat dhe finalizimin me nënshkrim prej ish ministrit të Brendshëm Flamur Noka të shtyrjes së kontratës konçensionare edhe me 10 vjet të tjera, në kundërshtim me ligjin dhe me interesat e shtetit shqiptar për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike, Flamur Noka nisi të blinte pasuri të paluajtshme dhe të luajtshne me vlerë të mëdha në euro, të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e tij nga paga si ish ministër dhe si deputet.

  17. Nuk është Beleri që e ka nxjerrë këtë artikull. Lajmi ka ardhur nga Tirana, është investuar nga persona, çështjet e të cilëve i gjykon Gjoka. Nuk do doja të thoja emër konkret por do thoja janë ata që kanë futur në kurth marrëdhëniet shqiptaro-greke që nga emërimi i zotit Beleri në krye të koalicionit, në vazhdim të tjerë që i mbështesin këto politika ekstremiste. Janë ata që dikur e akuzuan Belerin se kishte vrarë njerëz në Peshkëpi”

  18. “Berisha ka investuar me lekë në dorë. Mbi 30 milionë euro. Heshtja u ble me 30 milionë euro. Procesi hetimor s’duhet të jetë në mekanizmin e vrasjes dhe autorët, por pjesë duhet të jetë dhe mekanizmi i blerjes. Si e bleu? Dhënia e 30 milionë eurove duhet të jetë pjesë e hetimi, u nxorën nga buxheti i shtetit mbi 30 milionë euro.”, përfundoi analisti Mece

  19. Basha reagon ashpër pas paktit PS-Rithemelim: Revolucioni i premtuar u shit! Fle diku tjetër lepuri, te marrëveshja për…!

  20. Këto blloqe autentike argumentojnë çdo kundërshtim që mund të vije në vazhdim ne lidhje me përfshirjen tashme të provuar të zotit Berisha ne aferën e Gërdecit. Këto dy blloqe kanë të dokumentuara dhe të faktuara të gjitha vizitat “për kafe” që ka bërë në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të Shkëlzen Berishës. Te gjitha takimet kanë të shënuara datat përkatëse dhe personat përkatës. Për lehtësi po ju japim vetëm ato data (faqe blloku) kur zoti Shkëlzen Berisha ka shkuar në zyrën e Ministrit të Mbrojtjes për të takuar këtë të fundit.

  21. Kuptoni qe ky është krimi me i përbindshëm në demokraci i korrupsionit politik, kapjes se shtetit, rënies jo thjesht te sigurisë ne pune por te sigurisë kombëtare!

    Kur shoh gjelat politik te bëjnë gangsterin e përndjekur nga drejtësia, opinioni publik, media, thjesht kujtoj se aty-ne barkun e nje nene, u poq nje femije qe keta i hoqën mundësinë te vinte ne jete;
    Nje pjese ju morren jetën, ate fëmije as e lane te vinte ne jete!O bushat si pucist shkruaj dy fjale per 26 te vdekur nga fabrika e salihut ne gerdec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *