• |
ide | kryesore

Ndalet protesta, Rama pranon 2 komisione hetimore, zëra kundër brenda opozitës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Opozita e drejtuar nga dyshja Berisha-Bardhi i jep fund protestave në parlament pasi Edi Rama i jep 2 nga 8 komisionet hetimore dhe uljen në tryezë për negociatat për reformën zgjedhore, duke nxjerrë jashtë loje PD e Vulës së Lulzim Bashës që ende për pak ditë është në negociata për reformën zgjedhore.

Sipas asaj që u diskutua në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, opozita ra dakort të ndalë protestën në parlament pasi iu dha e drejta që të hetojë konçensiont në shëndetësi dhe dyshimet për vjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS në Ministrinë e Brendshme.

Pjesa e dytë e marrëveshjes është ngritja e një nënkomisioni ku Partia Socialistë angazhohet të diskutojë me atë pjesë të opozitës të drejtuar nga dyshja Berisha-Bardhi për ligjet që kalojnë me 3/5 e votave në parlament, duke zhvlerësuar negociatat që po zhvillohen ndërkohë me PD e Vulës në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Blendi Çuçi e quajti një “lajm të mirë” faktin se opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve dhe tërheqjen nga protesta në parlament.

“Është lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve. Sot u duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbisedimin aty ku e lamë në tetor 2023. Sot vendosëm në Konferencën e Kryetarëve, që të rregullohen objektet për dy komisionet hetimore, që ata i propozuan vetë se cilët janë. Ishte frymë e mirë për vazhdimin e një jetë normale parlamentare në vend. Unë besoj se ata janë të bindur se aksioni i tyre nuk i çon askund”

Edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se mazhoranca ka reflektuar për komisionet hetimore, megjithëse dihet se komisionet do të zhvillojnë punimet sipas ligjit të ri.

“Maxhoranca ka reflektuar pas 5 muajsh. U refuzua kërkesa e opozitës për ndryshimin e kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kemi rënë dakord në parim për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontratat koncesionare korruptive në sektorin e shëndetësisë dhe për ngritjen e Komisionit Hetimor për ndërhyrjen në të dhënat personale në sistemin TIMS. Opozita ka pasur gjithmonë gatishmërinë për normalitet në parlament. Nënkomisioni do t’i duhet t’i japë Shqipërisë ligje, që janë në interes të shqiptarëve. Ne do të zbatojmë vetëm Kushtetutën”, deklaroi Bardhi.

Gjithsesi në prononcimet pas marrëveshjes, Bledi Çuçi nuk u nxitua për ta zhbërë tërësisht komisionin aktual të reformës zgjedhore ku bashkëkryetar është përfaqësuesi i PD-së së Vulës, Enkelejd Alibeaj.

“Nuk ka asgjë për Reformën Zgjedhore. Zgjedhorja ka një Komision që funksionon. Komisioni Bipartizan po punon për të vendosur më të mirën për Reformën Zgjedhore”, deklaroi Çuçi.

Zërat kundër brenda opozitës

Menjeherë pas rënies dakort për marrëveshjen brenda opozitës janë dëgjuar zërat që kundërshtojnë paktin me socialistët. Një prej tyre ishte Ervin Salianji sipas të cilit kjo marrëveshje e dëmton opozitën. “Perceptimi që do krijohet është që krijuam Sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramën, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën!” ka thënë ai.

“Nëse ju thoni që aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi por që të hyjmë në normalitet se u ulëm me Ramën do krijojmë perceptim dëmtues për opozitën dhe do jemi joseriozë siç ka ndodhur shpesh në këtë parti e këtë seli që radikalizohemi që të marrim vëmëndjen e Ramës ndërkohë që vëmëndjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetarët! Ky akt i sotëm na bën dhe më pak të besueshëm!” është shprehur Salianji që e quan të nxituar ndërprerjen e protestave.

Edhe deputeti Tritan Shehu e quan të nxituar thirrjen për fitore nga ana e opozitës. Sipas tij, dy komisionet hetimore nuk janë sukses për opozitën. “Gjendja është përkeqësuar me burgojsen e Berishës. Mund të ketë alternativa, fantazi. Por ama mos mendojmë se nëse marrim dy komisione arrijmë suksesin. Suksesin nuk e kemi me PS-më por me elektoratin tonë, kur ne na përkarhin ashtu si në protestë”, ka thënë Shehu.

Ai vazhdon se opozita nuk duhet ta ketë fokusin më tek komisionet hetimore, në kushtet kur kreu i saj është i arrestuar.

“Unë flas mendimet e mia, realisht duhet të koncentrojmë aksionin tonë në atë që është më tragjike. Izolimi politik i kryetarit të partisë. Ky aksion duhet bërë brenda dhe jashtë parlamentit. Unë nuk thashë as kaos, as bllokim, duhet koncentrim për të kundërshtuar burgosjen e kryetarit të partisë. Kështu do të vepronte çdo parti. Kjo është kauza jonë. Është e larmishme, e gjërë nuk është vetëm në parlament”, shprehet Shehu.

Prej 5 muajsh në protestë, opozita kërkoi fillimisht 8 komisione hetimore, që nga afera McGonigal, udhëtimet e Ramës me charter, afera e portit të Durrësit etj. Dy komisionet për të cilat mazhoranca ka pranuar të votojë pro do të funksionojnë me ligjin e ri, që e ka tkurrur hapësirën për hetime.

Në anën tjetër, që nga tetori, opozita ka akuzuar kryeministrin Rama se qëndron pas arrestimit të kreut të opozitës Sali Berisha, të cilit shumë shpejt do t’i digjet edhe mandati i deputetit, pasi SPAK nuk e lejon të betohet./Lapsi.al



25 Comments

  1. Ky eshte padiskutim nje veprim i turpshem dhe nje kapitullim pa kushte, eshte nje shitje e

    e interesave te popullit demokrat dhe atij opozitar. Bardhi nuk e ka tagrin te negocoje marreveshje

    te panegocuara jo vetem me grupin parlamentar por edhe me kryesine e keshillin kombetar te PD.

    Kjo marreveshje do ta zbehe opoziten ne syte e perkrahesve te saje. Bardhi me grupin e

    tij eshte Kali I trojes qe Rama dhe nderkombetaret kane futur per te marre PD-ne nga brenda

    pasi deshtuan me kukullen Basha.

    1. Po sikur nuk vete llogjikisht që ta cilësosh më këtë rast Bashën “kukull” pasi ke pohuar që “Ramës e ndërkombëtarëve”, nuk i eci me te, e i heci me “kalin e Trojës” Bardhi.
      Në kohën e diktaturës, kur bënte diçka kryeministri M.Shehu, me humor përshpëtitej në popull :
      “A e di Enveri këtë, apo e beri Mehmeti me kokën e tij”
      Në këtë shkrim për këtë marëveshje, nuk ka ndonjë të dhënë se Berisha ka caktuar Gazin si zëdhënës të tij.
      Militantët e Berishës do të thoshin :
      A e di Berisha këtë apo e ka bërë Bardhi me kokën e vet ?”

      1. Hi, hi, hi, ua futi Rama prapë.
        Tani po ju vjen mirë.
        Por kur ta ndjejnë thellë, do tju dhëmb, por atëherë do të jetë vonë dhe Rama nuk ua heq kollaj!
        Mirupafshim më 2029!

  2. E egzagjeruar kjo që thua
    16:42.
    Në radhë të parë nuk është kapitullim e tradhëti e shitje interesave të PD!!
    Ai në kuvend ka tagër të negociojë dhe objektin e temave e përcakton kryesia me autorizimin e KK sigurisht i votuar dhe me duket se e gjithë kjo procedurë është kryer.
    Dhe objekti që u negocua ishin pikërisht ato që kishin kaq kohë që protestonin.
    Dhe Berisha sigurisht që ishte promotor në këto protesta e la dhënë aprovimin.
    Pastaj nuk është se do marrë partinë.
    Nuk e ka fuqinë në anëtarësinë e partisë dhe rrjedha do jetë konform statutit.

    1. komenti i 16:42, është i endri fugës që do që të vazhdojnë mosmarveshjet në PD,

      Të njëjtin koment ka bërë edhe te shkrimi i Bushatit.

  3. Reforma zgjedhore eshte nje pikat e marveshjes. Nuk shoh arsye se perse PD e Bashes mos te jete e lumtur qe do filloje proçesi i reformimit te proçesit zgjedhor. Me pelqeu qe gazetari e ka quajturen dyshen Berisha maje tjegllave dhe Bardhi si kryetaret e grupimir “Reformator” Pres fortune te gota e “Reformatoreve”. Bardhi sot per sot duke si “biri i kurves” te pakten kete pershtypje me ka lene shkrimi ne fjale. Gjithsesi do kemi nje prag vere interesante. Berisha megjithse i permedet emri me dha pershtypjen se gazetari ishte gati te shkruante “rahmetliu Berisha”

  4. Murrizi sulmon Bardhin: U ul sot si skuth, si tinëzar negocioi për karrigen. Presin dënimin e Berishës Gazi e gazrat

  5. U mbara mali e polli nje mi.
    Aty u kalbshi ne opozite, qenie gjoja njerëzore pa pikën e dinjitetit.
    Doni edhe t’ju votojnë ?

  6. Hajde tallje hajde.
    Me 2 komisione parlementare. I bleu Rama.
    Perfundimisht, te gjith lozin per karrigen e vet. Me sa duket e kan ndare mendjen, qe Rama ne 2025 e ka te sigurt. Dhe sa ta bejn armik. Me mire ti lepijn bithen.
    Tju bej mire.

  7. “Nuk je niveli im, pusho maskara” – Si plasi sherri mes Tritan Shehut dhe Nallbatit! Flamur Noka nxjerr jashtë deputetin e Devollit,revolucioni Demonkratik i cecenit salih vazhdon ne komisione

  8. Po tani a ka zgjedhje me Ramen?
    Legenet e mutit, mashtrues e interesaxhinj, pisa….
    Gënjeni njerëzit për bythën tuaj.
    Po tani o gërdalla e Vicidolit që do rrëzoje Ramen për 6 muaj, po tani o ndyrësira plakë që do bëje mosbindje civile, po tani o shkatërrues i Opozitës, more dy komisionka nga Rama dhe u kënaqe?
    Apo mos kujton se nëse bën reformë zgjedhore me Ramen ai do i qëndrojë fjalës, si më 5 mars?
    Apo do vetëm që ti të quhesh Opozitë pa vari leshtë njerëzve që presin ndryshimin.
    Yt Malok muti!

    1. Tradhetine e ka bo Alibasha pengje te Rames, .. jojojo se ka bo Berisha, as Bardh pengu i vrasjes ne elbasan, as Muli i Kastratit. BASHA ai e ka fajin.

    2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Pse të paska kapur histeria mor antiviçidols, mjafton përmendja e viçidolit për të kuptuar se ti je një këlysh komunisti që nuk ia fal Doktorit se ua shkërdheu komunizmin, dhe tani edvinin!

  9. Ca foto tendencioze paska ven lapsi. Berisha I lodhur e I plakur, trashegimtari I ri me Bardhi me nje buzeqeshje cinike gati malinje

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Po, ke të drejtë, edhe mua më tërhoqi vëmendjen fiks si ti dhe nuk më ka pëlqyer fotoja , por dihet se Bushati nuk e do Doktorin, megjithatë Bushati mbetet analisti më i ndershëm antirilindje edhe pse nuk e fsheh antiberishizmin e tij.

  10. Te besh Marveshje per nje te drejte qe te takon me ligje , me Hajdutet dhe Komunistet e Allbanise , po kjo eshte si te beshe vetevrasje .

    Demokratet e Shqiperise ta kujtojn Marveshjen e MUKJES 1942 .

    Ju pershendes nga Dardania Antike 🇽🇰.

    1. Çimi, Marëveshja e Mukjes u bë me 1-2 gusht 1943. Ishin komunistët që e hodhën poshtë, gjë që çoi në luftën vëllavrasëse, në tëc ilën nacionalistët bënë gabimin që nuk i morën seriozisht komunistët.

      Në Shqipëri sot, është si në 1945, kur komunistët kishin çdo pushtet.

      Demokracia në radhë të parë është MARËVESHJE, PASTAJ KUR NUK RESPEKTOHEN MARËVESHJET, PËRGJEGJËSIA I TAKON ATIJ QË E SHKEL ATË!

      Pastaj ka rrugë të tjera deri te protestat e dhunshme, për të hequr qafe këtë neodiktaturë.

  11. Militantët qorra, injorante, idiote, mediokër, tru-shpëlarë vazhdojnë besojnë tek “legjenda” e Berishës si njeri i besës, i moralshëm, i ndershëm, besnik, luftëtar.

    Në të vërtet historia ka provuar të kundërtën, ai është më besë-preri, i pa moralshmi, tradhëtari, dinaku, frikacaku, pazarxhiu, mosmirnjohësi.

    Nga ana tjetër Rama si xhongler i ofron pazar vetëm në periudha kur Berisha është në hall.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *