• |
ide | kryesore

Presidenti i klubit italian Di Nunno trondit futbollin: “I frikësohem trukimeve, shpresoj të kapin të mitë”

Sport
Di Nunno



Deklarata të destinuara të ngrenë pluhur nga presidenti i Lecco, Paolo Leonardo Di Nunno. Pas humbjes në shtëpi kundër Palermos, e cila konfirmoi lombardët në vendin e fundit në renditjen e Serie B, numri një i klubit foli për frikën e tij në lidhje me ndeshjet e ardhshme: “Më intereson pak rezultati, sepse tani jemi të dënuar të biem nga kategoria – ishin fjalët e tij për ilovepalermocalcio.com -. Përkundrazi, diçka tjetër më shqetëson. Edhe sot, ndeshjet e futbollit shiten dhe trukohen, kam frikë nga lëvizjet e çuditshme të lojtarëve tanë. Shpresoj që t’i vënë në vëzhgim telefonat e të gjithëve”. Në orët në vijim, lojtarët dhe stafi u përgjigjën: “Jemi të shqetësuar, askush nuk duhet të vërë në dyshim besnikërinë tonë”.

Sezoni i Lecco ishte pak të thuash i komplikuar, me vetëm 5 fitore në kampionat dhe tre trajnerë të ndryshëm në pankinë (Foschi, Bonazzoli dhe Aglietti). Nëntë javë nga fundi dhe 6 pikë pas Feralpi Salò, i parafundit, skuadra duket e dënuar me një rikthim të menjëhershëm në Serie C. E ditët e fundit edhe marrëdhëniet me tifozët janë veçanërisht të tensionuara.

Pikërisht gjatë ndeshjes kundër Palermos, presidenti Di Nunno u kontestua ashpër. E në fund të ndeshjes ai ka dashur të përgjigjej në mënyrën e tij, duke iu drejtuar tifozëve ultras përmes altoparlantëve të stadiumit: “Nëse hidhni edhe një bombë në fushë, unë do të largohem nga Lecco – ishin fjalët e tij -. Ju mora në gjykatë se ishit të falimentuar, pa mua ktheheni në Kategorinë e Tretë”.

Di Nunno ka qenë në krye të Lecco që nga qershori 2017, pasi kishte fituar klubin në ankand, pas falimentimit të sanksionuar nga gjykatat në dhjetor të një viti më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *