• |
ide | kryesore

Video/ Jason Momoa zbulon shijet e tij në futboll: Aquaman është tifoz i Palermo

Sport, Video
Momoa



Trendi që VIP-at të veshin fanella të ekipeve të futbollit po bëhet gjithnjë e më popullor. Në Hollywood duket se pëlqehen veçanërisht ato të klubeve italiane, pa ndonjë arsye specifike. E këtu kemi një numër në rritje të njerëzve të famshëm që veprojnë si tifozë të futbollit italian, të kompletuar me foto dhe postime të shpërndara në mediat sociale. Këtë herë ishte radha e Jason Momoa të pozonte me fanellën e Palermos.

AQUAMAN PALERMITAN

Jason Momoa është aktori që u bë i famshëm me Aquaman por edhe për pjesët e tij në Fast & Furious dhe filma të tjerë të suksesshëm. Tani befas aktori doli të ishte një fans i… Palermos. Klubi italian ka publikuar dy postime në profilin e Instagram, ku shfaqet aktori i fuqishëm i veshur me fanellën e klubit dhe një video në të cilën ai deklarohet si tifoz i Palermos. Një dalje e papritur që i ka gëzuar dhe argëtuar tifozët palermitanë në të njëjtën kohë. Kush e di nëse një ditë do të shfaqet në tribunat e stadiumit Barbera duke valëvitur flamuj dhe duke kënduar këngë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *