• |
ide | kryesore

Këmba mbështetëse i ngriti barin dhe topin: një video tregon përse gaboi penalltinë Lautaro Martinez

Sport, Video
Lautaro



Goditjet e fundit të penalltisë janë të njohura për një përzierje tensioni, lodhje dhe përgjegjësie, që i bën lojtarët të gabojnë nga pika e bardhë. Ashtu si ndodhi në 11 metërshin e fundit të Lautaro Martinez, që i hapi rrugën kualifikimit të Atletico Madrid në çerekfinale të Champions League.

Lautaro Martinez, që nuk është një snajper nga pika e bardhë, barti mbi vete peshën e eliminimit të Inter, edhe pse para tij kishte gabuar edhe Alexis Sanchez e Klaassen. Në rastin e kapitenit të Inter, megjithatë, ka një detaj që, të paktën në një pjesë minimale, kontribuoi në gabimin e bërë, duke e fluturuar topin te tifozët.

Lexo më tejVideo/ “Cagón kilen!”: Sanchez humbi penalltinë, Griezmann e ofendon, por telekamerat e pikasin

Një video tregon se si këmba e majtë, në fazën e mbështetëse mbi bar, bëri që terreni të lëvizte dhe topi të ngrihej disa milimetra para se të shkelmohej nga argjentinasi. E në fakt Lautaro, menjëherë pas gabimit, ktheu kokën duke parë barin si për të thënë “çfarë ndodhi?”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *