• |
ide | kryesore

Video/ “Cagón kilen!”: Sanchez humbi penalltinë, Griezmann e ofendon, por telekamerat e pikasin

Sport, Video
Sanchez



Inter eliminohet nga Champions League 2023/24 me penallti, me Sanchez, Klaassen dhe Lautaro Martinez që gabuan nga pika e bardhë, në llotarinë e penalltive duke i hapur rrugën Atletico Madrid për t’u kualifikuar në çerekfinale. Kamerat spanjolle “pikasën” Antoine Griezmann duke festuar me fyerje ndaj Sanchez menjëherë pas goditjes së 11 metërshit të pritur nga Oblak: “Es un cagón, el chileno es un cagón!”. Me pak fjalë, ai e akuzoi sulmuesin zikaltër si një frikacak.

Përtej befasisë edhe dëmi, një shprehje që e përligj plotësisht këtë situatë. Sanchez u paraqit te pika e bardhë, në 11 metërshin e dytë zikaltër, por goditi shumë keq. Oblak e bllokoi goditjen e kilenit që nuk ishte as e fortë dhe as në cep. E pikërisht në ekzaltimin për këtë avantazh, që më pas u zhbë menjëherë sepse edhe Niguez gaboi, Griezmann, autori i golit të parë të Atletico Madrid, shpërtheu në fyerje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *