• |
ide | kryesore

Skandal në Argjentinë, përdhunohet gazetarja: arrestohen katër lojtarë të Vélez

Sport
Vélez



Tërmet në futbollin argjentinas. Katër lojtarë të Vélez Sarsfield janë arrestuar me akuzën e përdhunimit në grup kundër një gazetareje të re. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 mars në hotelin ku skuadra ishte grumbulluar për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Atletico Tucuman. Klubi fillimisht i hoqi nga skuadra dhe më pas i shkarkoi lojtarët, të cilët tani janë në paraburgim.

PËRDHUNIM NË GRUP, ARRESTOHEN 4 LOJTARË

Lajmi tronditi futbollin argjentinas dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Por, siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, faktet datojnë ndonjë javë më parë. Sipas akuzës, të shtunën më 2 mars uruguajani Sebastian Sosa, paraguaiani José Florentin dhe argjentinasit Braian Cufré dhe Abel Osorio dyshohet se kanë përdhunuar gazetaren 24 vjeçare. Ngjarja ndodhi në një dhomë në hotelin Hilton në Tucuman, ku po qëndronte Vélez për ndeshjen në transfertë.

Lexo më tej: Vajza shqiptare “donte vetë”. Robinho akuzon për racizëm: “Po të isha italian i bardhë do ishte ndryshe”

HETIMET DHE MASAT E KLUBIT

Pas denoncimit të vajzës, dëshmive të disa punonjësve të hotelit dhe elementëve të parë të mbledhur në hetim, Prokuroria e Tucumanit urdhëroi arrestimin e katër futbollistëve. Ata dyshohet se e joshën viktimën në dhomë dhe më pas e droguan, duke e futur në një gjendje gjysmë të ndërgjegjshme, duke i dhënë asaj diçka për të pirë. Pas ngjarjeve, Vélez, i largoi menjëherë lojtarët nga skuadra. Klubi bëri të ditur më pas, se i kishin ndërprerë kontratat të akuzuarve dhe kishin nisur hetimet e brendshme për zbardhjen e situatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *