• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët banesa në Milot, shpëton çifti i të moshuarve

Lajme, Të fundit



Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Shkopet në Milot. Mësohet se zjarri ka rënë në banesë në orët e para të ditës së sotme rreth orës 02:00 të natës. Nga raportimet në banesë ndodhej çifti i të moshuarve Gjergj e Dile Kola të cilët ishin në gjumë.

Ka qenë e moshuara e cila ka vënë re zjarrin dhe më pas ka njoftuar bashkëshortin e saj të cilët më pas kanë dalë nga banesa. Ata janë menduar të shuajnë flakët me mjete rrethanore, ndërsa kanë lajmëruar edhe shërbimin zjarrfikës. E moshuara tha se zjarrfikësja ka shkuar me vonesë, ndërsa shprehet se natën e kanë kaluar jashtë.

Dile Kola shtoi se banesa e saj ka qenë e pabanueshme që nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, por nuk kanë pasur strehim pasi çadra e dërguar më shumë se 4 vite më parë është prishur. Specialisti i Mbrojtes Civile Mirand Gjetani tha se momentalisht familja Kola do të strehohet në një ambient social në Laç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *