• |
ide | kryesore

“Majmun”, “cigan” e Vinicius nuk mban më: “Vendi ku meritojnë të jenë racistët është burgu”

Sport
Vinicius


Pas lotëve para ndeshjes mes Spanjës dhe Brazilit, Vinicius denoncon edhe raste të tjera racizmi në X, dy në ndeshjen mes Getafe e Sevilla dhe një në një ndeshje të Divizionit C spanjoll. “Këtë fundjavë as nuk do të luaj. Por vetëm këtë të shtunë në Spanjë kemi pasur tre raste të neveritshme racizmi – ngriti zërin sulmuesi i Real Madrid -. E gjithë mbështetja ime shkon për Acuna dhe teknikun e Sevilla Quique Flores”. Mbrojtësi i krahut u etiketua me termin ‘majmun’, ndërsa trajnerit nga tribuna i thërrisnin ‘cigan’. Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe më pas rifilloi, me arbitrin që shënoi gjithçka në raportin e tij.

Lexo më tejVideo/ Tifozi e mbyt me fyerje, portieri i ngjitet në tribunë: karton i kuq për Sarr, reagojnë lojtarët

Shumë e rëndë ishte edhe ajo që ndodhi në Divizionin C spanjoll gjatë ndeshjes mes Sestao River dhe Rayo Majadahonda. Portieri i vizitorëve Cheik Sarr u largua nga fusha pasi pësoi një gol për shkak të ofendimeve nga tifozët pas portës. Në fushë pasuan momente nervozizmi që çuan në përjashtimin e portierit me origjinë senegaleze, i cili u largua nga fusha së bashku me shokët e tij në shenjë solidariteti. “Guximi juaj le të frymëzojë të tjerët – shtoi Vinicius -. Racistët duhet të ekspozohen, ndeshjet nuk mund të vazhdojnë me ta në tribuna. Ne do të fitojmë vetëm kur racistët të largohen nga stadiumet dhe të shkojnë direkt në burg, vendi ku meritojnë të qëndrojnë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *