• |
ide | kryesore

Video/ Tifozi e mbyt me fyerje, portieri i ngjitet në tribunë: karton i kuq për Sarr, reagojnë lojtarët

Sport, Video
Sarr



Çështja e racizmit në stadiume vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në futbollin europian. Pas mbylljes së çështjes Acerbi, i liruar në kontekstin e fyerjes raciste të supozuar ndaj Juan Jesus gjatë Inter-Napoli, fenomeni është kthyer fatkeqësisht në aktualitet në Spanjë. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes së RFEF Primera Division (seria e tretë spanjolle) midis Sestao River dhe Rajo Majadahonda. Protagonist ishte portieri senegalez Sarr.

FYERJE RACISTE NDAJ PORTIERIT

Në minutën e 87′ (me rezultatin 2-1 për vendasit), ofendime të rënda raciste iu drejtuan portierit të Rayo, Cheikh Sarr. Në këtë moment, senegalezi e identifikoi personin përgjegjës. 24 vjeçari reagoi instinktivisht dhe u vërsul drejt tribunës, duke kapur tifozin nga shalli, në përpjekje për të “bërë drejtësi vetë”.

VENDIMI I RAJO MAJADAHONDA

Një gjest që i kushtoi atij përjashtimin direkt dhe që shkaktoi qëndrimin e qartë të shokëve të tij. Jorge Casado, kapiteni i Rayo, e theksoi në mikrofonat e Cadena Ser se ishte gjëja e duhur për tu bërë: “Të gjithë lojtarët ranë dakord të largoheshin nga fusha dhe të ndërpresin ndeshjen. Nuk humbëm asnjë moment, nuk mund të vazhdonim të luanim sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Ne folëm me arbitrin dhe ai pranoi vendimin tonë duke e pezulluar ndeshjen. RFEF u përpoq të na detyronte të ktheheshim në fushë, një situatë e pabesueshme. Në vitin 2024 është absurde që ka njerëz të lirë të hyjnë në stadium dhe të shajnë njerëzit për shkak të ngjyrës së lëkurës, është turp”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *