• |
ide | kryesore

Tërmet te Lazio, Sarri prezanton dorëheqjen Lotito e pranon: Igli Tare mendohet për pankinën

Sport
Sarri



E bujshme te Lazio: Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen. Lajmi vjen pak orë pas humbjes ndaj Udineses, e katërta radhazi për bardhekaltrit mes kampionatit dhe Champions League. Lëvizja e trajnerit, e pranuar nga klubi, do të lidhej me arsye të ndryshme. Sarri ka patur një marrëdhënie të ndërlikuar me presidentin. Pastaj nuk duhen harruar vështirësitë e fundit në menaxhimin e skuadrës, që nuk po e duronte më pas gabimeve të fundit. Sipas asaj që mësohet, emrat më të nxehtë për të zëvendësuar Maurizio Sarri në pankinën e Lazios janë ato të Tommaso Rocchi, ish-flamuri i klubit dhe trajneri i Lazios U14 dhe Igli Tare.

Në Formello situata duket se është përkeqësuar në orët e fundit. Gjithçka ka ndodhur pas një nate reflektimi, përpara një konfrontimi me ekipin. Një lamtumirë e paralajmëruar, por ende e papritur në këtë kohë. Rezultatet e fundit ishin vendimtare në zgjedhjen e teknikut Sarri për t’i dhënë fund kontratës prej 4 milionë euro në sezon, që kishte me presidentin Lotito deri në vitin 2025, më herët.

Lexo më tej: Sarri kundër Igli Tare, ndërhyn presidenti Lotito: “Të lëmë mënjanë tensionet”

Por jo vetëm. Prej disa kohësh, në fakt, marrëdhëniet mes shoqërisë dhe teknikut Sarri ishin ftohur me thumbime të vazhdueshme si për merkaton ashtu edhe për objektivat e arritshme. Situata u dëmtua edhe nga një ndryshim në qëndrimin e dhomave të zhveshjes ndaj trajnerit. Sipas rikonstruksionit të ngjarjeve të orëve të fundit, skuadra i ka raportuar presidentit Lotito se nuk ka më pothuajse asnjë marrëdhënie mes trajnerit dhe lojtarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *