• |
ide | kryesore

Lazio, Sarri pranon diferencat teknike: “Këtë herë ishte Bayern i vërtetë”

Sport, Video
Sarri



Maurizio Sarri komentoi humbjen në Mynih, që e detyroi Lazion e tij t’i thotë lamtumirë Champions League. “Pas golit të dytë filloi një ndeshje tjetër. Pjesa e parë ishte e një niveli të mirë. Sonte ata ishin Bayern Munich i vërtetë – shpjegoi trajneri -. Në këtë kompeticion këto skuadra nxjerrin gjithçka, ne arritëm të qëndronim mirë në ndeshje. Ishim brenda ndeshjes, madje patëm mundësinë të shënonim dhe të kalonim në avantazh. 1-0 nuk do të na i kishte hequr shpresat, por 2-0 na bëri të ktheheshim në dhomat e zhveshjes të zhgënjyer dhe me pak besim se mund ta rregullonim gjërat”.

Përveç mundësisë së humbur nga Immobile, ka edhe keqardhje për ndeshjen e parë. “Mundësitë në ndeshjen e parë ishin. Ky mendim ka qenë në mendjen time prej dy javësh, ardhja këtu me një rezultat tjetër nuk do t’i kishte hequr siguritë tona pasi të pranonim një gol. Mund të ishte një histori tjetër, por diferenca teknike është e dukshme – shtoi Sarri -. Një intensitet tjetër del në pah se ka më shumë teknikë, për sa i përket të dhënave fizike të tyret janë më keq se tonat”.

Lexo më tejVideo/ Kane e Müller bëjnë copë Lazion, Bayern në çerekfinale: PSG kualifikohet në krahët e Mbappé

Një përmbledhje për rrugëtimin në këtë Champions League. “Rruga në Ligën e Kampionëve është domosdoshmërisht pozitive, me më shumë fitore sesa humbje. Rikthimi në Champions është në kufijtë e të pamundurës. Në kampionat nuk jemi në nivelin tonë më të mirë. Do të shohim nëse mund të ringjitemi në renditje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *