• |
ide | kryesore

Tare nuk është më, Lotito i kthehet ashpër teknikut Sarri: “Mjaft me alibi, merkato nuk ka lidhje”

Sport
Sarri



Tension i lartë te Lazio pas humbjes ndaj Fiorentinës, e cila komplikoi planet e bardhekaltërve në Champions League. Maurizio Sarri drejtoi gishtin nga lëvizjet e klubit në merkato, gjë që në fakt e kishte bërë shpesh kur Igli Tare ishte Drejtori Sportiv. Por tani, shqiptari nuk është më dhe përgjigja e ashpër e presidentit Claudio Lotito nuk vonoi. “Skuadra është e fortë dhe konkurruese, Sarri të marrë përgjegjësitë e tij së bashku me ekipin, në vend që të gjejë gjithmonë alibi – citohet të ketë thënë presidentit nga Il Messaggero -. Merkato nuk ka asnjë lidhje me humbjen e Firences dhe nëntë të tjerave. Në fund të sezonit do të bëjmë një vlerësim përfundimtar”.

Deklarata të rënda, të cilat konfirmojnë situatën e komplikuar që po përjeton ambienti bardhekaltër. E çështë më e rëndësishmja, përçarjen mes pronësisë dhe teknikut. Me siguri që marrëdhënia do të përfundojë në qershor, pavarësisht kontratës edhe për një vit tjetër. Pas disfatës ndaj Fiorentinës, Sarri nuk i ka thyer fjalët për të sqaruar mendimet e tij, duke e drejtuar një pjesë të “fajit” drejt klubit dhe zgjedhjeve të tij në merkato. Kritikat që prekën dukshëm një nerv në Formello, duke shkaktuar reagimin e presidentit dhe duke rikthyer në tryezë pikëpamjet e ndryshme mes klubit dhe trajnerit për menaxhimin e blerjeve për të forcuar skuadrën. Dallimet janë të komplikuara për t’u korrigjuar duke pasur parasysh tonin e daljeve të fundit, si të teknikut Sarri, ashtu dhe presidentit Lotito.

Lexo më tej: Sarri hedh poshtë punën e Igli Tares, ngel në ‘klasë’ blerjet e reja: deklaratat e tij po bëjnë bujë

NDËRHYRJA E DREJTORIT SPORTIV FABIANI

Një histori ndryshe megjithatë për ndërhyrjen e drejtorit sportiv Angelo Fabiani, i cili foli drejtpërdrejt me skuadrën për të inkurajuar mjedisin dhe për të kërkuar një drejtim të përbashkët për të ndjekur, në funksion të fundit të vështirë të sezonit. “Nga Riadi, angazhimet çdo tre ditë kanë qenë një masakër, por asgjë nuk ka humbur dhe ne nuk duhet të dorëzohemi tani. Fatkeqësisht arritëm në ndeshjen e fundit copë-copë”, u ka thënë lojtarëve ai, përsëri sipas Il Messaggero.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *