• |
ide | kryesore

Beyonce bën histori me albumin Cowboy Carter

Paparazzi, Slider



Beyoncé tashmë po bën histori me Cowboy Carter!

Të premten, Spotify njoftoi se albumi i tetë në studio i këngëtares  ishte albumi më i transmetuar në platformat muzikore në një ditë të vetme në 2024 deri më tani. Është gjithashtu albumi i parë country që mban këtë titull.
Arritja e Cowboy Carter nuk është befasi, pasi kënga kryesore i albumit, “Texas Hold ‘Em”, u transmetua në platformë mbi 200 milionë herë, duke e dërguar atë në vendin e parë në top 50-shen e SHBA.
Albumi i fundit i Queen Bey me 27 këngë u publikua të premten pas disa javësh pritje.
Përpara publikimit , këngëtarja e “16 Carriages” shkoi në Instagram për të shpjeguar frymëzimin për projektin, duke thënë se ai lindi nga përvoja ku ajo nuk ndihej e mirëpritur.
” Faleminderit nga zemra për të gjithë mbështetësit e TEXAS HOLD ‘EM dhe 16 CARRIAGES. Ndihem e nderuar që jam gruaja e parë me ngjyrë  në tabelën e Hot Country Songs.’
Beyonce vijoi: “Ky album ka mbi pesë vjet në përgatitje. Ai lindi nga një përvojë që pata vite më parë, ku nuk u ndjeva e mirëpritur … dhe ishte shumë e qartë që nuk isha.
Por, për shkak të asaj eksperience, unë bëra një zhytje më të thellë në historinë e muzikës Country dhe studiova arkivin tonë të pasur muzikor. Ndihem mirë të shoh se si muzika mund të bashkojë kaq shumë njerëz në mbarë botën.
“Kritikët me të cilat u përballa kur hyra për herë të parë në këtë zhanër më detyruan të kaloja kufizimet që më ishin vënë. Albumi  është rezultat i sfidës së vetes dhe harxhimit të kohës sime për të përthyer dhe përzier zhanret së bashku për të krijuar këtë grup pune. “/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *