• |
ide | kryesore

Ilnisa dhe Meritoni “skualifikohen” nga Big Brother Vip Albania

Arkiva, F1, Paparazzi
ilnisa



Vëllai i Madh ka skualifikuar nga gara Ilnisa Agollin dhe Meriton Mjekiqin. Në përmbajtjen e zarfit të zi të mbërritur mesditën e sotme në shtëpi thuhej se pas analizimit të veprimeve të pahijshme të dy banorëve, është vendosur skualifikimi i tyre.

“Ilnisa dhe Meriton, pavarësisht paralajmërimeve të njëpasnjëshme për sjelljen e pahijshme ju keni vazhduar të silleni po njësoj duke përndjekur banorë nga brenda shtëpisë.

Vëllai i Madh pasi ka analizuar me kujdes ngjarjen dhe çdo veprim tuajin të 72 orëve të fundit ka vendosur që të dy ju të skualifikoheni nga gara”- thuhet në përmbajtjen e zarfit të zi.

“Në këto çaste do të doja të përshëndeteshit me banorët, Vëllai i Madh do të kujdeset për sendet tuaja personale. Ju pres të dyve në studio” – tha Ledioni.

Megjithatë, më pas ata u futën në një dhomë bashke me Egla Cenon dhe do të jetë publiku që do të vendosë për garën e tyre. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *