• |
ide | kryesore

Votat për amnistinë, Gaz Bardhi mbledh nesër grupin e PD

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhin



Gazmend Bardhi do të mbledhë nesër grupin parlamentar të Partisë Demokratike. Takimi vjen një ditë para seancës së të enjtes, ku mazhoranca pret që të bashkojë votat me opozitën për miratimin e amnistisë penale.

Nesër ndërkohë do të ketë mbledhje të Koncerencës së Kryetarëve dhe të Byrosë së Kuvendit.

Opozita ka kërkuar gjithashtu edhe një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për cështjen e përfshirjes së mundshme të vëllait të tij Olsi në aferën kriminale të Xibrakës.

Gjasat janë që Edi Rama të mungojë në seancën e së enjtes për të shmangur pikërisht ballafaqimin me opozitën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *