• |
ide | kryesore

Gaz Bardhi mbledh nesër grupin e PD

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Të nderuar kolegë, Si zakonisht, nesër, e martë, ora 13:00 do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në sallën e grupit në Kryesinë e Kuvendit. Ju falenderoj!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.

Mbledhja vjen një ditë pasi Këshilli për Mandatet, Rregulloret dhe Imunitetin në Kuvend miratoi me 6 vota pro kërkesën e SPAK që i hap rrugë arrestimit të Sali Berishës.

Vetë Gazmend Bardhi nuk ishte i pranishëm në mbledhje ndonëse është anëtar i këtij Këshilli. Të enjten pritet të votohet në Kuvend vendimi final që çon në ekzekutimin e masës “arrest shtëpie” që kërkon SPAK për ish-kryeministrin Berisha.

©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ky po behet me i rrezikshem se Basha.
    Ky e dinte shume mire qe do vinte kjo dit. Dhe si me lezet do qe ta mari ai grupin e Berishes.

    Pra po iku mbreti. Karrigia s duhet te rri bosh. Dhe grupi i Bardhit eshte shume domethenes. Se po iken sersht ata. Grupimi i Berishes thuajse nuk ka me pik rendesie.
    Keshtu qe do jen te detyruar te pranojn Bardhin si kryetar.

  2. Ata jane te mbaruar. Edi palloku,Albana Vekshja, Nul Mokja,Tritan Preshi apo Xhelil Ziu. Te gjithe njerez koti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *