• |
ide | kryesore

Deputetët i mundon misteri, Rama ruan sekretin për nesër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka njoftuar nesër një takim me grupin e tij parlamentar dhe ministrat në Kryesinë e Kuvendit.

Detaje shumë nuk dihen, por vetë kryeministri ka thënë sot se do të ketë një adresim të tij, pra një fjalë të transmetuar direkt në media për qeverisjen, ligjin, korrupsionin dhe një nismë të re kombëtare për projektin që socialistët e quajnë “Shqipëria 2030”.

Lapsi.al kontaktoi me disa deputetë e përfaqësues të mazhorancës për të mësuar më shumë detaje rreth këtij takimi, por të gjithë ishin të paqartë e në mungesë informacioni.

Iu ishte kërkuar vetëm të ishin të pranishëm në takim, por jo çfarë ka me kaq urgjencë i pari i tyre. Lapsi.al mëson gjithashtu se përpara takimit të orës 10:00, Rama do të ketë një takim paraprak të shkurtër në zyrën e Lindita Nikollës me një grup më të ngushtë të mazhorancës.

Nuk dihet çfarë do të diskutohet, por me gjasë ky takim është për të koordinuar diçka që Rama do ta adresojë në fjalimin publik të orës 10:00.

Sigurisht kur është fjala te drejtësia, mos prisni ndonjë refren tjetër. Ai do të përsërisë të njëjtën këngë bajate me të cilën mbulon në publik qeverisjen e tij kleptokrate, se janë disa që hanë kumbulla e dardhë pas shpinës së tij, por ai vetë nuk di gjë.

Edhe kur hajdutët e Lalit dalin në mexhelis, prapë Rama do t’i dalë në mbrojtje delfinit të tij politik.

Thënë këto, zor se mund të ketë ndonjë gjë të re për korrupsionin endemik në qeverisjen e tij, thjesht mund të dëgjojmë të njëjtën këngë bajate të tij.

Qameti do mësojmë ndonjë nga ato nismat e Këshillimit Kombëtar të famshëm, ku edhe aty pati abuzim tenderash e rezultatesh ose do njihemi me ndonjë iniciativë të re të përdorimit të inteligjencës artificiale në qeverisje.  Të presim deri nesër! ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Neser ministrave dhe grupit parlamentar do ju thote me shume delikatese: « Hidhni leke qe te fitojme zgjedhjet e tjera se ju qiva robt, ju turra KAPSIN ne shpine dhe perfundoni ne kokerr te burgut si Teri, Gici etj.

    Faleminderit per pjesemarrjen bythqira!

  2. Do mbledhë kopenë e hajdutëve dhe do tu thotë që partia do me pa tjetër kurbanë që të shpëtojë.
    Dhe aprovimi do jetë 100%
    të ndërgjegjshëm që mund të sakrifikojnë për kumandarin dhe partinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *