• |
ide | kryesore

“Kartonët e kuq na prishën punë”. 1-0, por Tetova nuk shënoi dot ndaj 9 lojtarëve: Osmani ka shpresa

Sport
Tetova



“Ne kërkuam golin, por shumë ngadalë në pjesën e dytë. Në të parën i kishim mundësitë por nuk mundëm. Kjo është fitore gjithsesi edhe pse 1-0, të shohim ndeshjen e dytë”. Edlir Tetova analizon me shpejtësi fitoren në gjysëmfinalen e parë të Kupës, me keqardhjen se la hapur një rezultat kundër Vllaznisë me 9 lojtarë. “Normalisht që të vjen keq, për mënyrën si shkoi loja, se kundërshtari ishte për shumë minuta me një lojtar më pak. I kërkova djemve të kthenin topin sa te një krah te një tjetër për të gjetur hapësira. Megjithatë Vllaznia i kishte marrë mirë masat, sidomos në pjesën e dytë”.

Tetova pastaj, duke u justifikuar për mungesën e golave kundër kuqebluve me dy lojtarë më pak, habit me konceptin: “Sot na prishën ekuilibrat kartonët e kuq të Vllaznisë, mendoj që kur ishim në numër të barabartë ishim në qarkullim dhe te gjysmëfusha e kundërshtarit. Mendoj që sot ishte një rikthim i ekipit që kemi pasur në dy fazat e para”.

OSMANI: “REZULTATI NA MBAN ME SHPRESA”

“Ky rezultat na jep shpresa për ndeshjen e dytë. Në fillim e nisëm mirë dhe më pas u tërhoqëm në bllok, por pa tendencë për të shkuar përpara. Por dhe kundërshtari e bëri të vetën për qarkulluar topin”. Qatip Osmani sheh pozitivisht pavarësisht humbjes 1-0 në Rrogozhinë përballë Egnatias. Fakti që doli vetëm me një gol disavantazh, edhe pse me dy lojtarë më pak, e bën teknikun e Vllaznisë të mendojë rikthimin në Loro Boriçi pas tre javësh.

Lexo më tej: Kupa/ Fernando, një super gol thyen 1-0 Vllazninë në Kupë: me 9 lojtarë shkodranët evituan kapitullimin

Kështu, mendja për ndeshjen në Shkodër ku duhet rikuperuar goli i Fernandos, por me mungesën e Stojanovic dhe Hakaj: “Dy lojtarë të rëndësishëm e mendova kur morën kartonët do mundohemi me zëvendësime të mos ndjehet shumë mungesa e këtyre dy lojtarëve si Stojanovicc dhe Hakaj. Duhet pozitivisht të mendojmë edhe pse janë dy lojtarë të rëndësishëm për ekipin tonë është një lojë kur duhet të konsolidohemi nuk duhet të bëjmë gabimet dhe ta presim sa më të gatshëm ndeshjen e dytë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *