• |
ide | kryesore

Kupa/ Fernando, një super gol thyen 1-0 Vllazninë në Kupë: me 9 lojtarë shkodranët evituan kapitullimin

F1, Sport, Video
Fernando


Egnatia ka bërë të vetën ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit kanë mundur 1-0 Vllazninë, duke siguruar një avantazh minimal për kthimin në Loro Boriçi. Vendosi Fernando me një super gol, ndërsa kuqeblutë e mbyllën me 9 lojtarë. Tetova merr fitoren e dytë radhazi, pas asaj në kampionat ndaj Kukësit, duke ruajtur trendin e precedentëve me kuqeblutë. Në fakt në 14 takime, vetëm dy herë kanë dalë fitues shkodranët, ndërsa në përballjet e Kupës, pas eliminimit të vjetshëm, Vllaznia rrezikon të pësojë një tjetër këtë herë.

FERNANDO ‘MAGJIK’

Egnatia u shty me forcë përpara që në fillim për të vendosur diktatin në fushë. E pas një tentativë në minutën e 4′ të Boshnjakut, rrogozhinasit vunë në provë Qarrin me Spahiun (8′) dhe Fernando (14′), pa gjetur rrugën e rrjetës. Sfida u zhbllokua pastaj në minutën e 30′ nga Fernando. Në gol spektakolar ai i shënuar nga braziliani, që lëshoi një silurë të pakapshme nga portieri i shkodranëve. Një goditje e fortë, që u pasua nga një tjetër edhe më e rëndë. Vllaznia mbeti me 10 lojtarë për shkak së Stojanovic u ndëshkua me karton të kuq, pasi Jorgji i pa pamjet në VAR.

Lexo më tej:Egnatia nuk di të fitojë në Rrogozhinë: Kukësi ka fituar 4 herë në 5 vizitat e fundit

ME 9 LOJTARË

Shkodranët tentuan të limitojnë dëmet pas rifillimit. Egnatia kërkoi të mbyllte ndeshjen dhe Fernando provoi pa sukses dygolëshin personal. Në anën tjetër, Balaj u mundua të merrte përsipër përsipër, por tentativa e tij në të 58′ u ndal nga Sherri. Presioni i vendasve u rrit dhe Malota i shkoi pranë golit të dytë, por Qarri ishte vendimtar. Në minutën e 80′ Vllaznia mbeti me 9 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Hakaj. Atëherë të gjithë në mbrojtjen, për të qendruar në lojë për ndeshjen e kthimit. Mision që të besuarit e Osmanit e arritën. 1-0 është një avantazh, por kualifikimi për në finalen e Kupës së Shqipërisë do të vendoset në “Loro Boriçi” me 24 prill


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *