• |
ide | kryesore

Egnatia nuk di të fitojë në Rrogozhinë: Kukësi ka fituar 4 herë në 5 vizitat e fundit

Sport
egnatia



Egnatia në vendin e parë dhe Kukësi në të fundit, një histori e ngjashme edhe në dy vitet e tjera në të cilën rrogozhinasit kanë luajtur në elitën e futbollit shqiptar. E megjithatë, shifrat tregojnë një ekuilibër të plotë mes dy skuadrave, pavarësisht se asnjëherë nuk kanë patur barazi në objektiva. Në 2021-22 Kukësi synonte Europën, kur Egnatia rikthehej në Superiore, e pastaj rrogozhinasit pretendentë me blutë në vështirësi të thellë.

Sidoqoftë, në 11 ndeshje mes tyre në nivelin më të lartë kompetitiv të futbollit në vend, 5 fitore janë të Egnatias e 5 të Kukësit, me vetëm 1 barazim. Kjo barazi nuk vlen në këtë sezon, me të besuarit e Tetovës që kanë vetëm fitore kundër kundërshtarit të kësaj jave në tre ndeshjet e luajtura. Madje në këtë sezon është shënuar edhe fitorja e vetme që Egnatia ka marrë në shtëpi përballë Kukësit, fitues në 4 nga 5 transfertat e fundit.

PRECEDENTËT HISTORIKË

Impresionues është fakti se edhe historikisht statistikat janë pothuaj në ekuilibër, në 19 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, përfshirë në Kategorinë e Parë. Egnatia ka 8 fitore, një më pak se Kukësi, ndërkohë që 2 ndeshje janë mbyllur në barazim. Edhe golat janë gati në të njëjtin nivel, me rrogozhinasit që kanë shënuar 22 gola e kanë pësuar 20, me bilancin të përmirësuar në këtë sezon, ku ka fituar gjithnjë bindshëm. Suksesi i fundit i skuadrës së Tetovës është ai i ndeshjes së fundit, që dy ekipet kanë luajtur në 19 janar 2024, e përfunduar me një 1-4 që nuk lë asnjë dyshim. Për të arritur te suksesi i fundit i kuksianëve duhet zbritur në sezonin e kaluar, kur blutë dolën triumfues në 29 maj 2023, me rezultatin 0-1 në Rrogozhinë.

Lexo më tejLufta për kreun kalon nga mbijetesa: Vllaznia kërcëon vendin e parë, Partizani ndjek i interesuar

A do të arrijë Devolli të përsërisë suksesin është një tjetër histori, por ndoshta duhet ti besojë faktit se Egnatia nuk fiton prej dy muajsh e të tijtë kanë bërë tre fitore radhazi pas një viti mungesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *