• |
ide | kryesore

Lufta për kreun kalon nga mbijetesa: Vllaznia kërcëon vendin e parë, Partizani ndjek i interesuar

F1, Sport
vllaznia



Rikthehet kampionati i Superiores, pas pauzës për shkak të impenjimeve të kombëtares, me beteja në të gjithë frontin. Javët pakësohen dhe kohë nuk ka ndaj çdo rezultat mund të kthehet në vendimtare. Tre ndeshje do të luhen të premten, ndërsa dy të shtunën për të kompletuar javën. Sfida delikate, në të cilat Vllaznia kërcënon kreun, ndërsa Partizani ndjek i interesuar.

Kryesuesit e Egnatias që janë të parët që do të zbresin në fushë në orën 15 kundër Kukësit të vendit të fundit. Paradoksalisht rrogozhinasit kanë dy muaj pa fituar, ndërsa blutë e Devollit kanë marrë tre suksese rradhazi mes kampionatit e Kupës. Tetova tani e ka të qartë se është në distancë parakalimi me Vllazninë, që ndjek me 49, vetëm dy distanca larg. Shkodranët, të mundur pikërisht nga kundërshtari i javës së 29 i Egnatias, do të luajnë në Loro Borici në orën 19 kundër Erzenit, të parafundit me 27 pikë. Askush nuk mund t’i lejojë vetes humbje, aq më tepër shijakasit, që janë dy pikë mbi Kukësin e 4 nga zona e shpëtimit, ku shpreson të strehohet Teuta.

SUPERIORE, JAVA E XXIX

29/03/24
Egnatia  15 : 00 Kukësi
Vllaznia 19 : 00 Erzeni
Tirana    19 : 00 Teuta
30/03/24
Laçi         15 : 00 Partizani
Dinamo  18 : 00 Skënderbeu

Lexo më tejVllaznia në gjysëmfinale, por sa vuajtje: Erzeni me 10 lojtarë e çon sfidën në shtesë, pastaj shthuret 6-1

Durrsakët, që sapo kanë mposhtur Partizanin duan të ngrihen në renditje për të qetësuar ambjentin, por i duhet një fitore ndaj skuadrës tjetër kryeqytetase Tiranës. Bardheblutë sapo i kanë dhënë kënaqësinë e fitores së parë Fagut, që tani duhet të nisë një sprint drejt zonës Final Four. Të shtunën Laçi do të presë në shtëpi Partizanin, që është vënë në ndjekje të vendit të dytë të Vllazninë, tre pikë larg, por duhet të ruhet edhe pas shpine, ku sidoqoftë kur në orën 18 Dinamo e Skënderbeu të ndeshen mes tyre, përfituesit kryesor do të jenë bardheblutë, tre pikë mbi nëndetësen e një larg korçarëve në vendin e katërt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *