• |
ide | kryesore

Vllaznia në gjysëmfinale, por sa vuajtje: Erzeni me 10 lojtarë e çon sfidën në shtesë, pastaj shthuret 6-1

F1, Sport
vllaznia



Vllaznia i bashkohet Egnatias, Kukësit e Tiranës në katër më të mirat e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët kanë shkatërruar 6-1 Erzenin, pas kohëve shtesë, por rezultati nuk paraqet sa vështirë e patën kuqeblutë të kualifikoheshin. Me 10 lojtarë skuadra shijakase e çoi ndeshjen në shtesë, duke e mbyllur kohën e rregullt 2-1, sa sfida e parë e fituar prej tyre. Në shtesë pastaj erdhi kapitullimi pa kushte.

Shkodranët duhej të përmbysnin humbjen 2-1 të ndeshjes së parë dhe u duk se nuk do të ishte e vështirë me mënyrën si erdhi loja. Mala zhbllokoi shpejt ndeshjen, ndërsa Balaj në minutën e parë shtesë të pjesës së parë i çoi shifrat në 2-1, pasi Atanda u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Erzenin me 10 lojtarë.

Një episod fondamental për ndeshjen sepse fillimisht arbitri Kuka kishte treguar kartonin e verdhë për mbrojtësin, por e ndryshoi vendimin pas thirrjes në VAR. Atanda u gjykua se kishte ndërprerë një rast të pastër për shënim, edhe pse shijakasit kishin tjetër mendim, duke qenë se nuk ishte ai lojtari i fundit.

Lexo më tejJazxhi dënon Teutën: Tirana shpëton fytyrën me ruletën e penalltive e shkon në gjysmëfinale të Kupës

Erzeni nuk hoqi dorë nga ndeshja, madje ngushtoi diferencën me autogolin e Stojanovic në pjesën e dytë. Një veprim brilant i Kahrimanovic që u devijua nga mbrojtësi në tentativë për të paraprirë sulmuesin kundërshtar, duke hapur plotësisht çështjen kualifikim. Ndeshja shkoi në shtesë, ku inferioriteti numerik dhe lodhja bënë që Erzeni të dorëzohej pa kushte. Vllaznia realizoi tre gola me brazilianin Gomes dhe një tjetër me Balaj, që kompletoi dygolëshin personal, për ti dhënë përmasa fitores së thellë 6-1, që nënshkruan kualifikimin në gjysmëfinale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *