• |
ide | kryesore

Mbështetja e opozitës për amnistinë, Ulsi Manja në delir

Arkiva, Lajme, Të fundit
Manja



Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pasi opozita ka premtuar votën pro Amnistisë Penale.

Lexo më tej: Grupi parlamentar i PD mbështet aministinë penale, me një kusht

Manja ka përshëdetur vendimin duke thënë se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare, ku as nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale.

“Përshëndes vendimin e opozitës për të miratuar më në fund Amnistinë Penale, e cila u vonua si asnjëherë tjetër nga axhenda politike të turbullta që e morën peng këtë akt kushtetues mëshire të shtetit, duke dëmtuar afro 700 përfituesit e kësaj aministie.

Me kënaqësi të veçantë konstatova se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare, ku as nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale.

Së fundmi nuk e fsheh dot kënaqësinë që siç e pata deklaruar publikisht për mediat përpara Kuvendit – kur turbullia e një pjese të parlamentit e bënte aministinë të dukej e pashpresë – Aministia Penale do të marrë të gjitha votat e deputetëve!

Nuk thotë kot populli, i duruari i fituari dhe le të shërbejë ky zhvillim pozitiv edhe për ata që s’kanë pse ikin më nga tavolina e punës, për të marrë rrugë të shkurtra që s’çojnë askund dhe si përfundim për t’i dalë gjatë rikthimit në tavolinë.” – shprehet Ulsi Manja.

Lexo më tej: Amnistia/ Deliri i arrogancës së çiftit Manja-Çuçi 



2 Comments

  1. Po ma nalt o burre!!!!!
    Ky duhej te ishte ne burg per vjedhjen e votave.
    Cfare drejtesie ka ketu kur ministri I drejtesise eshte nje malok hajdut votash.
    Po ma nalt o plehra mavi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *