• |
ide | kryesore

Amnistia/ Deliri i arrogancës së çiftit Manja-Çuçi

Kryesore, Lajme
Cuci manja



Pasi Partia Socialiste e tërhoqi nga rendi i ditës ligjin për amnistinë sepse nuk i bëri dot votat që i duheshin as nga grupimi i Bashës as nga ai i Berishës, dy protagonistët Bledi Çuçi dhe Ulsi Manja dolën tek shkallët e kuvendit përpara gazetarëve.

Në vend që të shpreheshin me modesti se kaq ishin mundësinë e PS, sipas votës që i ka dhënë populli, në prill 2021, se ata e bënë të tyren, se për të bërë 84 vota duhej edhe konsensusi me opozitën, shefi i grupit parlamentar dhe ministri i drejtësisë  u përfshinë nga një valë deliri arrogant. “PS i ka solide votat, por kemi dhe vota të tjera në kuvend” tha i pari Çuçi duke shtuar: “84 vota për të votuar amnistinë janë gjithmonë në parlament”.

LEXO ME TEJ:

Partia Socialiste nuk gjen aleatë për amnistinë e të korruptuarve

Më një vetësiguri më fshatareske vijoi Manja: “Nuk duam votat e Lulzim Bashës me kusht. Duam votat e Kuvendit të Shqipërisë. Votat janë aty në sallë. Do ketë mbi 90 vota ky ligj, ka deputetë të përgjegjshëm në atë sallë. Një pjesë të atyre kanë qenë shtysë që të sjellim një ligj”, tha me vetësigurinë brutale të anëtarit të një qeverie që ka në xhep edhe votat e opozitës.

Po ti dëgjoje dy përfaqësuesit e rilindjes dukej gati gati sikur atyre i vinte turp që nuk kishin më shumë vota sesa i kishte dhuruar rezultati elektoral i zgjedhjeve të fundit, sikur nuk pajtoheshin dot me faktin se kanë vetëm shumicë të thjeshtë dhe aq pushtet të pakuzizuar sa iu duhet në çdo rast.

Në vend të një sjelljeje modeste ata shpërthye para gazetarëve:”aty i kemi 84″, “do i bëjmë 90-të” ose me delirin e njerëzve të gjithëpushtetshëm ose me frikën e atyre që nuk kryen dot zotimin që kanë marrë para shefit.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi të enjten në seancë se grupi socialist kishte bërë kërkesë për tërheqjen nga rendi ditës pa dhënë një argumentim për arsyen e tërheqjes ndonëse të gjithë e kuptuan se kjo ishte një taktikë parlamentare, pasi po të rrëzohej me vota procesi duhej të fillonte nga fillimi.

Testi i 84 votave/ Partia Socialiste tenton amnistinë edhe për të dënuarit për korrupsion

Një ditë më parë forcat politike u përfshinë në debat mes tyre pasi në orët e fundit ishte përfshirë edhe një nen që lehtësonte dënimet për zyrtarët e lartë.

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha deklaroi të mërkurën se grupi i tij në parlament nuk do të merrte pjesë në seancë dhe bëri thirrje që “askush prej nesh të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal”.

Miratimi i Amnistisë Penale kërkonte një shumicë të cilësuar prej 84 votash që u prish pas “Jo”-së së Bashës.

Sipas qeverisë nga amnistia pritet të përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove, ndërsa ulje dënimi mund të përfitojnë nga 1200 deri në 1600 të dënuar. Por për ta arrituk këtë objektiv PS po sillet me arrogancën e atij që bërtet lartë e poshte se ka më shumë vota sesa i kanë dhënë zgjedhësit.

©Lapsi.al



21 Comments

    1. O ta shkërdhefsha opozitën e kurvës.
      Po të shkonim dhe ne të hanim vitin e ri në shpi o u q.ftë India nanën.
      Po shkoni dhe votoni o kara të dalim nga burgu.
      Çna duhen llogaritë politike neve.
      Doni dhe vota ju mutër.
      Unë dhe familja ime gjithmonë kemi votu PD po me ktë që na keni ba, duke na lan në burg, kurrë nuk ju votoj ma.
      Të paktën ju që kërkoni të baheni deputetë në 2025, se zgjedhje për nja 10 vjet nuk fitoni dot.

      1. Kurrë mos i fitoftë zgjedhjet PD-ja n.q.se ka mbetur për vota burgaxhinj gojëndyrë si ty që gjoja bashk me familjen na paske votu PD .

        1. ec ere pis. Jeni bo si komunistet e Enverit, puritane. Burgu eshte per gabime de incidente, jo te mbash njerezit brenda..Ndodhin sikurse neser mund te te ndodhe ty..

  1. Antishqiptarë do t’u shkonte epiteti për të dy sikurse dhe kumandari i tyre.
    Sigurisht janë dhe arrogantë në delir kur një popull nuk reflekton për një dikturë të re që kanë vendosur pikërisht nga trashëgimtarët e diktaturës Enveriste!!!

    1. Denimi duhet te kryet 50-75% per krime te lehta dhe jo perserites. Ne rast te kundert nuk ka amnisti.

      Ne burg kush ka hyre, e ka kerkuar vete.

      1. Neser mund te ndodhin shume gjera dhe mund te te mbajne ne burg per nje llaf e per perplasje. Kujdes kur flet qifkulla se je bere si komunistet e Rames (T’rras n’buuuurg” thoshte drejtoresha e tatimeve dikur)

  2. Ne fakt duhen anmistuar te gjithe te burgosurit qe jane denuar nga gjygjtar te cilet kane denuar sipas parave qe kane marre.kur jane paguar kane dhene pafajsi,.kudh s ka pas lek eshte denuar. Shembull. Une nuk pagova ne shkalle te pare, se besoja se drejtesia ishte , u denova 3 vite burg. Ne apel pagova , u shpalla I pafshem,por sma pafajsine e bleva. Ne te vertete me takonte.
    Nuk bejne an misrti??? Asgje per fatkeqet,thjeshte pazare politike ose ekonomike.

  3. Kjo amnisti qe duhej te ishte ne njefare menyre falje denimi per te denuarit per krime te lehta, ne fakt eshte shqelmi qe i jepet te ashtuquajtures “nena e gjothe reformave”. Futja e te denuarve per korrupsion nuk eshte bere kot. Njerez si Koka, Bllako apo te tjere mbyllin gojen dhe grzojne ato qe kane fituar me “djersen” e duarve. Mbyllen hetimet per Gjushin dhe per inceneratoret sepse prokuroret do ngrejne akuza te lehta qe i perfshin amnistia dhe askush nuk flet me. Ndoshta as Ahmetaj qe mund te falet nga kjo amnisti. Shkurt: Reforma ne drejtesi vdiq, Rrofte amnistia.

  4. PD po ben qe PS te duket sikur po mendon per popullin dhe ata po lene njerezit ne burg…
    Jane shume gjynahqare qe jane futur kot. Lengojne ne qeli per nje çader te vjedhur e per nje makine te prishur, e taksa e budallalleqe..dhe PD per ceshtje “parimore” nuk po voton amnistine. Ne vend te thoshte qe ti ulin te gjitheve ndonje vit (ata qe nuk kane vrare).
    Ata qe jane denuar per korrupsion dhe u kane mbetur pak vite, kane vdekur politikisht dhe mund ti ndalojne te futen ne administrate apo ne vende publike.
    Lul bythqiri qe Berisha i fali burgun me vjedhjet e rruges se arbrit po ben si i ndershem mbi kurrizin e burgaxhinjve qe po kalojne dimrin ne qeli..per cfare o Lyl Buthqiri, per ndonje tender apo vend ne qeveri se ti ne pushtet nuk shkon dot, se je i tredhur ne kuptimin e plote te fjales..

  5. E kanë dëgjuar me veshët e tyre shqiptarët ministrin aktual të drejtësisë Manja, nga përgjimet r ptokurorisë për zgjedhjet skandaloze lokale të Dibrës, pas ndëshkimit të Shukriut, që ti kërkojë një oficeri të policisë që të mbledhë sa më shumë vota për partinë r tij, me të gjitha format korruptive e kriminale, duke i premtuar se po të mblidhte shumë vota, do të shpërblehej me një post të lartë në policinë e shtetit.
    A e keni dëgjuar që Manja pas kësaj të ketë kërkuar publikisht falje për “vrasjen” e zgjedhjeve, që është bërë shkak për vrasje të shumta ordinere, si pasojë e vendimeve të padrejta të drejtësisë , në konfliktet për pronën ?
    Nëse do të bëhej një analizë e thellë mbështetur edhe në statistika , shumica e vrasjeve ordinere që cilësohen “për motive të dobëta”, si shkak kanë pasur zgjedhjen e personave të korruptuar në drejtimin e shtetit.
    Është pikërisht kjo arsyeja që opozita demokratike e drejtuar nga Z.Basha, e mbështetur edhe nga partnerët perëndimorë, mgulmoi dhe realizoi pjesërisht “dekriminalizimin” e politikës.
    E rreh gjoksin Rama e PS se paskej qenë ajo që këmbënguli për të “reformuar” drejtësinë.
    Por a mund të “reformohet” drejtësia duke sjellë në kupolën e saj njerëz me të kaluar kriminale që kanë dënuar gjatë diktaturës enveriste me mijra shqiptarë vetëm për mendimin ndryshe ?
    A mund të quhet “reformë” në drejtësi, nëse “mazhoranca” e krijuar me vota të vjedhura, ka për ministër drejtësie, një jurist si Manja, që i bën thirrje policisë të grumbullojë sa më shumë vota në rrugë korruptive për partinë e tij ?
    Po në Dibër, është dëgjuar zëri i ish ministrit Gjiknuri, të flasë për ca “djem problematikë” që kishte marë me vete, për të shtuar numurin e votave.
    Pikërisht këtë zotëri, Rama e caktoi si përfaqësues të PS, për bisedimet me opozitën , për “reformën zgjedhore” e po këtë ka caktuar edhe për zgjedhjet e ardhëshme, ndonëse SPAK e ka objekt hetimi.
    Sa shqiptarë të përzjerë në bandat e trafikut të drogës janë vrarë me njeri tjetrin, përfshirë këtu edhe të vrarë të rastësishëm e të pafajshëm ?
    Kush e ka përgjegjësinë direkte për kanabizimin e gjithë Shqipërisë që polli edhe bandat kriminale të trafikut të tij ?
    Rama fërkon duartë kur ndodhin këto vrasje, duke deklaruar në mënyrë cinike : “Kokat hëngshin ”
    Kur SPAK filloi të lëvizë për të arrestuar për korrupsion të përzgjedhurit e Ramës, paturpsisht ai del e deklaron se i kam duartë të pastra “akullore” si Gjushi por ” më kanë vjedhur pas shpine dardhat” e përgjegjësia është personale e jo kolektive.
    Ashtu është.
    Është plotësisht e vërtetë se përgjegjesia është personale.
    Por ka gjithmonë një “por”.
    A nuk ishte ai me Berishën që ndryshuan Kushtetutën për ti dhënë kryetarëve të partive të shndruar në kryeministra, fuqi absolute ?
    Kush tjetër veç Ramës i ka përzgjedhur jo vetëm ministrat e kreun e administratës, por edhe listën e deputetëve të Partisë socialiste.
    Ja po e zemë se paskej qenë naiv e nuk dinte të përzgjidhte bashkëpuntorët.
    Po a nuk mjaftonte qoftë edhe ky “gabim i vockël” i stërpërsëritur, që ai të dilte publikisht e të deklaronte se jep dorheqjen si një i pa aftë në vlerësimin e krerëve të PS ?
    Ndodh shpesh që një person kolerik e qoftë edhe me probleme psiqike , në një moment të eksituar emocional.
    kryen aktin kriminal të vrasjes, e në moment pendohet duke shkuar vetë në vetëvrasje.
    Për shumë edhe prej këtyre “vrasësve” të penduar, nuk do të ishte ndonjë hata e madhe nëse do të amnistoheshin dikur.
    Por është krejtë ndryshe kur është fjala për korrupsion e krime të politikanëve e shtetarëve të lartë.
    Qoftë edhe në mënyrë indirekte, ata janë përgjegjës për mjerimin ekonomik të mijra familjeve, por edhe të vrasjeve të banditëve midis njeri tjetrit e më keq akom për vetvrasjen e shqiptarëve që nuk gjejnë mundësinë të ushqejnë fëmijtë e tyre.
    Dënohet një i ri i papunë që shet disa gramë drogë, apo që vjedh ca para për të mbijetuar.
    Përse veç burgut të këtyre personave që mund të gjobiteshin e të mbaheshin në mbikqyrje, të gjithë qytetarët duhet të paguajnë taksa për ti mbajtur ata në burg që kushton deri në 50 euro në ditë ?
    Politikanët e shtetarët e korruptuar, veç që janë shkaktarë indirektë të vrasjeve të shumta, vjedhin edhe qindra miliona euro (e jo lekë të vjetra), e pse duheshkan amnistuar para zgjedhjeve ?
    A mos për të vjedhur me ta vota në zgjedhjet e ardhëshme ?

  6. Kane eurot qe i kane vjedhur ketij populli, dhe pastaj si delet ua blejne votat ashtu sic blejne diplomacine e FBI amerikane.

  7. Sali Berisha nesër lëshon një fishkëllimë me anëtar një votë, kryetare keni Argita Malltezin, ju sjell Argitën pa pyetur njeri. Berisha do të thotë votoni atje. Nëse do mund të mos e bëjë. Nëse do kur të bëjë listat e deputetëve Berisha ta shkrin gjithë grupin që u afrua atje se thotë: shkoni votoni te anëtarësia.Ligjin e ktheu SalihAnji se nuk donte qe te perfitonte nga amnistia,por do te bej burgun per lojen me babalen,nje vit burg me vendim gjykate

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *