• |
ide | kryesore

Bardhi: Nga amnistia përfitojnë gjithë protestuesit, nuk falen subjektet e SPAK dhe GJKKO

Lajme, Të fundit



Në fjalën e tij në Kuvend, Gazment Bardhi ka deklaruar se zyrtarë apo ish-zyrtarë subjekte të SPAK apo GJKKO nuk do të falen nga amnistia penale dhe nga ana tjetër përfitojnë gjithë protestuesit.

“Amnistinë do ta bëjmë kur të vijë momenti. Pikë e parë e rendit të ditë duhet të jetë interpelanca me Ramën për aferën e drogës në Xibrakë. Çdo deputet ka të drejtë të paraqesë amendamente që botohen në seancë plenare. Kuvendi ka shpallur si prioritet kombëtar dhënien fund të pandëshkueshmerisë, dhe si në amendamentin e propozuar nga grupi parlamentar i PD ka tre risi, ndryshe nga periudhat e shkuara. Ato janë: e para falen të gjithë protestuesit, së dyti asnjë anëtar i krimit të organizuar nuk përfiton nga amnistia dhe risia e tretë; asnjë subjekt i dënuar nga gjykata e posaçme apo që është në ndjekje penale nuk përfiton nga amnistia. Shqiptarët duhet të dinë që me amendamentin tonë asnjë person zyrtar, i lartë i dënuar për korrupsion abuzim me tendera shpërdorime me tendera nuk përfiton nga amnistia dhe çdo gjë tjetër është një gënjeshtër që kërkon vëmendje”, tha Bardhi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *