• |
ide | kryesore

Partia Socialiste nuk gjen aleatë për amnistinë e të korruptuarve

Arkiva, Kryesore, Lajme



Partia Socialiste i ka dalë për zot amnistisë që ule vitet e dënimit edhe për të dënuarit për korrupsion, pavarësisht se ka mbetur e vetme në vendimin politik për ta votuar atë.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pranoi se propozimet e deputetit të Rithemelimit, Gledion Nallbati, të cilat parashikonin uljen e dënimit për disa nga kategoritë e të dënuarve për korrupsion janë përfshirë në variantin final të projektligjit dhe nuk do të ndryshojnë.

“Janë rehabilituar. Dhe nuk ka asgjë të keqe të shkojnë pranë familjeve, një vit përpara, 6 muaj përpara apo 2 muaj përpara. Por mos harroni, të gjithë e kanë kthyer fjalën “Burg burg burg” në pjesë të fjalorit të tyre, por asnjë nuk kujtohet se cila është kostoja ekonomike, financiare dhe sociale e mbajtes së tyre në burg “ u shpreh Ulsi Manja, kur u pyet nga gazetarët për uljen e dënimit për të korruptuarit.

Por amnistia kërkon 84 vota për t’u miratuar në parlament. Socialistët bashkë me PSD e Tom Doshit kanë 78 vota. Edhe 3 vota nga PDIU, mund të bëjnë bashkë 81 vota.

Pjesa tjetër do të gjendet në radhët e partive të vogla të opozitës, sepse si grupimi Berisha-Bardhi, ashtu edhe Basha i PD-së së Vulës janë kundër.

Bledi Çuçi la ta kuptohet se nuk do ketë bashkëpunim politik, por se votat do të gjenden të veçuara në radhët e opozitës. “84 vota janë gjithmonë në parlament” tha Çuçi, kur u pyet nga gazetarët për numrat në sallë.

Kryeministri Rama nuk ka shpjeguar se përse ka ndryshuar qëndrim ndaj zyrtarëve që janë dënuar si të korruptuar nga gjykata e drejtësisë së re, ndërkohë që qëllimi i reformës në drejtësi ishte pikërisht ndëshkimi i korrupsionit.

Rama ishte në Turqi ditën kur u diskutua për amnistinë penale në Komisionin e Ligjeve dhe pasi u kthye u shfajësua duke thënë: “Di vetëm faktin që është bërë diskutim, mbi një keqkuptim total që është krijuar”.

Por Gazment Bardhi tha se socialistët përdorën një dredhi me amnistrinë, e cila nis për qëllime humanitare, por po shfrytëzohet për uljen e dënimit të ish-kryetarëve të bashkive dhe ish-drejtorëve të korruptuar.

“E tërhoqën ligjin për amnistinë, që nga një ligj humanitar, ku do të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar për të amnistuar ministra, drejtorë, kryetare bashkie të korruptuar të kësaj qeverie. Mbetet e papranueshme. Tentuan të mashtronin dhe opinionin publik, duke ia faturuar dhe opozitës. Secila parti është e mirëpritur në konfederatën e opozitës, ashtu si PDIU, që ka qenë gjithmonë aleate e PD”, tha ai.

Më herët 43 deputetët e opozitës kanë pasur në fokus protestën e 20 Shkurtit dhe përpjekjet për të mos lejuar punimet normale në parlament. Megjithatë një prej tyre, bëri një propozim që më vonë prishi atmosferën konsensuale mes PD-së së Vulës dhe Partisës Socialiste.

Ky ishte deputeti i Elbasanit, Bledion Nallbati.

Sipas propozimit të Bledion Nallbatit, që mund ta shihni më poshtë u propozua që në amnisti të përfshihen edhe të dënuarit për nenin 245/1 të Kodit Penal që ka të bëjë dhënien e ryshfetit për funksionarët shtetërorë.

Socialistët e pranuan propozimin e Nallbatit në Komisionin e Ligjeve, në të njëjtën mbledhje kur refuzuan propozimin e Alibeajt për amnistimin e protestuesve të opozitës. Por sapo Lulzim Basha e denoncoi si një marrëveshje socialistëve dhe Rithemelimit, Nallbati u tërhoq nga përfshirja në propozimin e tij për amnistinë e vendimeve të GJKKO.

Propozimi i Bledion Nallbatit në projektligjin për amnistinë
Propozimi i Bledion Nallbatit në projektligjin për amnistinë

Deputeti i Rithemelimit sqaroi në rrjetet sociale, se kishte propozuar një ndryshim në projekligj për barazinë gjinore, pra që edhe burrat të përfitonin njësoj si gratë. Por ai mohoi se kishte prekur nenet që kanë të  bëjnë me uljen e dënimit për të dënuarit për korrupsion.

Më vonë, Nallbati doli në një intervistë në Syri Tv ku akuzoi deputetin Plarent Ndreca i kishte manipuluar dokumentin duke i shtuar një propozim të tij.

“Plarent Ndreca ndërtoi një amendament të vetin. Mori një pjesë nga propozimi im, një pjesë nga propozimi i Alibeajt dhe tha se, ky është propozimi i Nallbatit. Në fakt aty u votua amendamenti i Ndrecës” u shpreh Nallbati.

Ndërsa e vërteta e këtyre deklaratave mbetet për t’u verifikuar, është në pikëpyetje se çfarë e shtyu Nallbatin, që në mes të protestës së opozitës për komisionet hetimore të hartojë një propozim që kujdeset për barazinë gjinore në amnisti.

Përveç kësaj, dokumenti që është dorëzuar në komisionit të ligjeve për amendimin në lidhje me një nen për korrupsion 245/1 mban emrin e Bledion Nallbatit.

Në këtë propozim nuk përfshihet amnistia për të dënuarit nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas Lulzim Bashës, përpjekja për të amnistuar të korruptuarit buron nga fakti se Rama është penduar për reformën në drejtësi.

“Nuk është hera e parë që Rama ndërhyn tek drejtësia. Është ankuar se BKH po ndërhyn tek zyrtarët e tij. Edi Rama është bërë pishman për reformën në drejtësi. Tani që SPAK po vepron, ai po bën gjithçka për të mbrojtur zyrtarët e lartë qeveritarë të korruptuar” tha Basha në një konferencë për mediat.

Përfaqësuesi i tij në komisionin e ligjeve, Enkelejd Alibeaj propozoi që të përfitonin nga amnistia edhe protestuesit e opozitës, të dënuar në vitet 2018-2020 gjatë demonstratave të dhunshme kundër qeverisë Rama 2.

Por socialistët nuk e pranuan propozimin, në momentin që pranuan ndryshimet që kërkoi Rithemelimi dhe që deputeti Nallbati i mohoi pak orë më pas.

Për momentin, Partia Socialiste ka mbetur e vetme në nismën për të ulur dënimin me burg për të korruptuarit. Mbetet për t’u parë kush nga deputetët e opozitës do t’i bashkohet.

Sipas këtij varianti të amnistisë, do të lirohen nga burgu rreth 700 të burgosur, do të mbarojë shërbimi i provës për 2500 mijë të tjerë, dhe 1600 do të përfitojnë ulje dënimi./Lapsi.al



5 Comments

  1. Gjynah ata qe jane arestuar per korupsion. Le ti falet te gjitheve pjesa e mbetur e denimit, ata as kane vrare,as kane prere, vetem se kane vjedhur ca miliardda leke nga buxheti i shtetit. E ku eshte e keqja ketu ? Mua asnje qindarke s’me kane marre nga xhepi im. Per te shtetit? Who cares!

  2. Do te dalin do te vjedhin ME PARET QE U VJEDHIN DO TE BLEJNE VOTAT !
    SA POPULL IDIOT QE JEMI SHITEMI PER NJE GROSH DHE I LEJME TE NA RRJEPIN!
    O POPULL BEHU PAK I ZGJUAR TE VJEDH NE 360 DITET E VITIT NE 24 ORE PASURINE TAKSAT FUSIN NE XHEPAT E KRYEHAJDUTIT MILIARDA DHE TI SHET VOTEN PER 150 EURO ME RRJEPJEN QE TE KANE BERE 100 HERE ME SHUME !
    Dhe nje here burra gra behuni pak te zgjuar po vidheni po rripeni po ju vdesin dhe ju shisni voten per nje grosh kur ju kane vjedhur mijera mijera!

  3. Nje rroge mesatare 500 euro si e shpenzojne Edi Rama Ballukja dhe Elisa kingja! thotë:

    NJE RROGE MESATARE 500 EURO !
    SI E SHPENZOJNE EDI RAMA BELA E PPP DHE ELISA E DOGANAVE ME POSHTE :
    EDI RAMA I KA HERE THITHJE ME HUNDE !
    BELA E PPP KREF FLOKET GJATE NJE JAVE!
    ELISA E DOGANAVE I HARXHON PER TE BLERE NJE BLUZE QE E VESH NJE HERE DHE E HEDH NDER SHALE!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *