• |
ide | kryesore

Amnistia, PS tërhiqet nga propozimi për të dënuarit e Gjykatës së Posaçme

Arkiva, Lajme, Të fundit



Amnistia Penale pritet të jetë dokumenti i parë në tryezën e grupit të punës i ngritur si mekanizëm paqeje nga Komisioni i Ligjeve mes socialistëve të Ramës dhe demokratëve të Berishës. A2CNN mësoi se mazhoranca është tërhequr nga propozimi për të amnistuar të dënuarit nga Gjykata e Posaçme.

Burimet bënë me dije se do të zgjerohet edhe numri i protestuese që do të falen. PS ka pranuar që përfitues nga aministia të jenë jo vetëm të dënuarit për tubime të paligjshme, por edhe nga kategori të tjera të veprave penale, siç janë shkatërrimi i pronës, shkatërrimi i pronës me zjarr dhe goditja e forcave të policisë. Shumica e majtë do të jetë e hapur për të ndërhyrë për këta protestues, por sipas burimeve nuk do të ketë tolerim nëse për veprat ka patur pasoja të rënda.

Pasi të diskutohen edhe elementet e fundit në grupin e reformave, projekt-ligji pritet t’i drejtohet seancës së parë në javën e parë të prillit për të marrë votat e opozitës dhe shumicës.

Ndërsa demokratët janë në pritje të anëtarit tëLulzim Bashës për t’u bashkur me Oerd Bylykbashin dhe Erisa Xixhon, edhe socialistët janë ende në dilemë për emrin e tretë. Përballë opozitës do të ulen Klotilda Bushka dhe Damina Gjiknuri, ndërsa karrigia e tretë pritet të ndahet mes Toni Gogut dhe Plarent Ndrecës, të cilët pas marrëveshjes kanë dhe dy role në komisionet hetimore për të dhënat e sistemit Tims dhe sterilizimit e chek-upit në Shëndetësi.

Sipas burimeve nga Kuvendi Kryesia e Komisionit të ligjeve ka marrë një vendim për ngritjen e grupit të punës, duke i dhënë në këtë mënyrë dritën jeshile për t’u marrë me ligjet që kërkojnë 3/5 e votave të deputetëve. Teksa pritet miratimi i amnistisë, pikëpyetja më e madhe është mbi reformën zgjedhore: deri ku do të jenë të gatshëm të shkojnë socialistët dhe demokratët me ndryshimet që do propozohen, teksa nuk kanë hequr dorë as këtë herë nga negociatorët e tyre të përhershëm të kodeve zgjedhore, Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin./A2CNN



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *