• |
ide | kryesore

Nuk i dha dorën fëmijës me ngjyrë, Gallagher akuzohet për racizëm: “Video e nxjerrë nga konteksti”

Sport, Video
Gallagher



Kapiteni i Chelsea, Conor Gallagher është akuzuar për racizëm, pasi një video nga ndeshja me Burnley qarkulloi në internet, duke shkaktuar debate. Chelsea ka marrë një qëndrim për incidentin me një deklaratë.

GALLAGHER I AKUZUAR PËR RACIZËM

Prej disa ditësh në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet kapiteni i Chelsea, Conor Gallagher, në tunelin e Stamford Bridge para ndeshjes kundër Burnley, duke mos i dhënë dorën një fëmije me ngjyrë. Videoja në fjalë ka ndezur një debat të madh në Angli, nëse gjesti i Gallagher ndaj fëmijës ishte apo jo i qëllimshëm. Duke parë pamjet, shihet futbollisti i Chelsea duke zbritur shkallët, duke përshëndetur një fëmijë në shkallë dhe duke i rënë lehtë në shpatull fëmijës me ngjyrë, që po i shtrinte dorën. Gallagher duket se e pa dorën e shtrirë, por kthehet nga fëmija tjetër që i kishte thënë diçka.

Lexo më tej: Pochettino pranon dështimin te Chelsea: “E ardhmja ime nuk varet më nga unë”

CHELSEA MERR POZICION

Gallagher u akuzua për racizëm nga disa përdorues, ndërsa të tjerë thanë se gjesti i tij nuk ishte i qëllimshëm. Edhe Chelsea shprehu opinionin e tij për këtë çështje dhe me një deklaratë zyrtare donte të sqaronte episodin: “Chelsea Football Club është në dijeni të një videoje që qarkullon në rrjetet sociale në lidhje me ndeshjen e së shtunës kundër Burnely. Një video e cila është tërësisht jashtë kontekstit. Vargu i mëvonshëm i abuzimeve dhe komenteve shpifëse ndaj Conor Gallagher është krejtësisht i papranueshëm. Ne jemi krenarë që jemi një klub i larmishëm, gjithëpërfshirës, ku njerëzit e të gjitha kulturave, komuniteteve dhe identiteteve ndihen të mirëpritur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *