• |
ide | kryesore

FOTO/ Simona Ventura prezanton emisionin me gjysmën e fytyrës të bllokuar

Arkiva, Lapsi Leaks
Ventura


“E kam gjysmën e fytyrës të bllokuar”. Prezantuesja e njohur italiane Simona Ventura, ka treguar për publikun e emisionit të saj “Citofonare Rai 2”, se gjysma e fytyrës së saj kishte mbetur e bllokuar prej rreth 24 orësh.

Megjithatë 59-vjeçarja i qetësoi të gjithë duke shpjeguar se është një gjendje kalimtare dhe se së shpejti do të kthehet si më parë.

Simona Ventura in diretta con metà viso bloccato: cosa le è successo e come  si è mostrata - Arabonormannaunesco.it

“Mund të më filmoni edhe në plan amerikan, pra më afër”, – tha prezantuesja duke iu kthyer kameramanit, “duhet ta dini që nga dje e kam gjysmën e fytyrës të bllokuar”. Ventura shpjegoi se çfarë i kishte ndodhur: “Nuk është asgjë e veçantë, është një ftohje. Jam duke u trajtuar”. Më pas bëri edhe një shpjegim në rrjetet sociale.

Citofonare Rai 2, diretta con imprevisto per Simona Ventura: "Mi sono  svegliata così"

“Kjo është gjë që ndodh. E rëndësishme është që është absolutisht kalimtare. Mos u dorëzoni kurrë”. Paola Perego, bashkë-prezantuese e programit dhe mike e Venturës, shtoi drejtpërdrejt: “Ti je e bukur gjithsesi”.

Simona Ventura kishte shqetësuar fansat me videon e publikuar në profilet e saj sociale para fillimit të emisionit. Prezantuesja u shfaq duke kërcyer në korridorin përgjatë dhomave të zhveshjes dhe ata që ishin më të vëmendshëm vunë re diçka të pazakontë në fytyrën e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Simona Ventura (@simonaventura)


Nuk kuptohej pse nuk lëvizte dot një pjesë të saj. Kështu, disa përdorues kishin komentuar duke pyetur veten se çfarë i kishte ndodhur, duke hedhur hipotezën e një paralize të fytyrës, por pa pasur konfirmim. Më pas u sqarua çdo gjë. ©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *