• |
ide | kryesore

Nuk iu bindën urdhërit të autoriteteve për të ndaluar, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit



Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për veprën penale të rezistencës ndaj një zyrtari publik.

Pas kontrollit në makinën me të cilën në fakt po udhëtonin shqiptarët, karabinierët gjetën dhe sekuestruan disa pjesë argjendi dhe 250 kg produkte qumështi, të vjedhura mbrëmjen e 17 marsit nga një kompani në Canale Monterano. Vlera e produkteve llogaritet të jetë rreth 6000 euro, e cila i është kthyer pronarit të ligjshëm. Ndaj, për këtë arsye, 26-vjeçari është denoncuar edhe në Autoritetin Gjyqësor për veprën penale të marrjes së sendeve të vjedhura, ndërsa po punohet për identifikimin e pronarit të sendeve të argjendit.

Mediat italiane raportojnë se natën e 18 marsit, Karabinierët e Seksionit të Radiomobilave të Kompanisë Bracciano përgjuan një makinë që vinte nga Manziana dhe u nis për në Bracciano. Personat që ndodheshin në mjet, duke parë patrullën, kanë tentuar të arratisen. Kjo rezultoi në një ndjekje nëpër rrugët e komunës Bracciano, në fund të së cilës dy persona braktisën automjetin dhe u përpoqën të mbulonin gjurmët e tyre në fshatin e zonës së Castel Giuliano. Por, karabinierët kanë mundur të ndalojnë 26-vjeçarin shqiptar tashmë të arrestuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *