• |
ide | kryesore

Mbyti Tiranën me leje ndërtimi, Veliaj jep mend për fshatin: Shtëpitë në katund kërkojnë një mal me letra

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi mbyti Tiranën me leje ndërtimi për oligarkët dhe ata që pastrojnë para të krimit e korrupsionit, Erion Veliaj shfaqet së fundi i shqetësuar edhe për të zhvilluar zonat rurale prandaj ka folur së fundi për lehtësim të marrjes së lejeve të ndërtimit.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Konsultativ mes Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore, Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonomi Vendore, propozoi lehtësim të procedurave të nxjerrjes së lejeve të ndërtimit për disa kategori, duke u ardhur në ndihmë jo vetëm qytetarëve nëpër fshatra, por edhe ekonomive lokale dhe turizmit, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e propagandës në Bashkinë Tiranë.

Veliaj tha se ky është një shqetësim i të gjitha njësive vendore, pavarësisht bindjeve politike.

“Është shumë e rëndësishme që e bëjmë këtë Këshill Konsultativ, si mundësi bashkëpunimi mes autoriteteve lokale me qeverinë tonë. Besoj që flas edhe në emër të kolegëve të opozites sepse nuk ka rëndësi nëse banesa është në Kavajë, në Tiranë, në Kukës apo në Fushë Arrëz, është një shtëpi në katund dhe kërkon të njëjtin mal me letra, të njëjtin arkitekt, të njëjtën licencë, të njëjtin çelës për të hyrë në sistemin elektronik, si një hotel në Qerret apo në Tiranë, apo si hotel në Vlorë dhe Sarandë. Është një problem shumë i madh, kërkon një volum të jashtëzakonshëm pune. Procedura për leje është njësoj, si për një shtëpi në fshat, si për një infrastrukturë të madhe në qytet, një hotel ikonik, kështu që besoj se jemi në momentin ideal për ta adresuar çështjen”, tha Veliaj.

Veliaj së fundi është në qendër të akuzave për korrupsion e shpërdorim detyre pasi u zbulua skema korruptive e drejtorëve të tij në bashki, praktikisht e njerëzve me të afërt që kishin krijuar kompaninë “5D” për t’i dhënë tendera vetes.  Veliaj reagoi në kameran e bashkisë duke përdorur të njëjtat argumente bajate të Edi Ramës për të justifikuar çetën e hajdutëve të tij. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *